Prençi:Në Policinë e Shtetit nuk ka emërime politike

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, i ftuar në Ora News deklaroi se në Policinë e Shtetit nuk ka emërime politike. "Kur vjen fjala për policinë duhet të jemi të kujdesshëm. Jam i hapur për të gjitha emërimet në polici.Zyrtarët e policisë nuk duhet të përbalten. Gradat në Policinë e Shtetit janë bërë në bazë të testimeve', u shpreh Prençi. Kreu i Policisë së Shtetit deklaroi se vizita e ministrit të Brendshëm britanik Vrenon Coaker, në Shqipëri bëri të mundur që të intensifikohen bashkëpunimi mes dy vendveve. Sipas Prençit, Interpol-Tirana po koordinon me të gjitha zyrat e interpolit në BE, kjo do të thotë se kjo zyrë është në efiçencë të plotë. Ai deklaroi se "Policia e Shtetit shqiptar ka raporte shumë të mira me intitucionet e policisë në Londër". Kreu i Policisë së Shtetit bëri me dije se ditën e nesërme do të nënshkruhet një marrëveshje operacionale me drejtorin e FRONTEX me të cilën na jepet e drejta të bashkëpunojmë dhe të jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me policitë e kufirit të vendeve të BE-së. Lidhur me bashkëpunimin policor Itali-Shqipëri,Prençi deklaroi se bashkëpunimi është intensifkiuar, madje edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë italiane deklaroi se Shqipëria do të jetë një nga qendrat e rajonit për bashkëpunimin policor dhe se vendi ynë ka shënuar progres me policinë. Sipas kreut të Policisë së Shtetit Bashkëpëunimi policor ndërkombëtarë është dinamik, i përditshëm. "Sot në Policinë e Shtetit të gjitha dikastaret si Antiterrori, Departamentin i Kufirit kanë marrëdhënie me policitë e tjera për një bashkëpunim të frytshëm", shtoi Prençi. Lidhur me masat që ka marrë Policia e Shtetit për zgjedhjet e ardhshme, Prençi tha se "Do të organizojmë grupe pune në çdo qark në mbarëvajtjen e një procesi të qetë zgjedhor. Policia e Shtetit do jetë e vendosur të zbatojë ligjin në zgjedhje", nënvizoi ai.