E Shtunë, 31 Tetor 2026

TIA:Të publikohen fondet e partive

Transparency International Albania,ka kërkuar sot nga institucionet shtetërore, që gjatë fushatës elektorale të 28 qershorit, të gjitha bizneset që kanë lidhje me tendera publikë të përjashtohen nga financimet e partive politike. TIA mendon se duhet të hartohet një listë e të gjitha bizneseve që duhet të përjashtohen nga financimet e partive. "U bëjmë apel institucioneve sëe fituesit e tenderave nuk mund të financojnë partitë për fushatën elektorale"- theksohet në deklaratë. Sipas këtij institucioni, partitë që do të marrin pjesë në zgjedhje duhet të bëjnë të ditur të gjithë financuesit e tyre gjatë fushatës si dhe shpenzimet, duke kërkuar në këtë mënyrë ndalimin e korrupsionit dhe financimit të jashtëligjshëm gjatë fushatës. TIA ka bërë apel që auditi i partive të kalojë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›