"Faturat e energjise, Komision qytetar dhe ndihme per ankimim ne prokurori"
Levizja Socialiste per Integrim do te ngreje nje Komision qytetar per te verifikuar dhe asistuar qytetaret, te cilet do t'i drejtohen Prokurorise. Deklarata eshte bere diten e djeshme nga nenkryetarja e Levizjes Socialiste per Integrim, Filloreta Kodra, veprim i cili do te ndermerret pas konstatimeve te kesaj partie se ka abuzime me faturat aforfe. "Prej kohesh qytetaret shqiptare po perballen pervecse me varferine, edhe me vjedhjen sistematike dhe te hapur nga Operatori i Sistemit te Shperndarjes se Energjise", kritikoi Kodra. Sipas saj, kjo vjedhje masive e xhepave te shqiptareve, eshte pranuar nga vete Operatori i Sistemit te Transmetimit. "Por ky konstatim nuk ka sjelle asnje ndryshim ne vjedhjen masive te qytetareve te ndershem qe paguajne faturat vazhdon", theksoi nenkryetarja e Levizjes Socialiste per Integrim. Sipas saj, synimi i OSSH eshte qe te permiresoje gjendjen ekonomike te saj, duke grabitur qytetaret e duke stimuluar korrupsionin. "Kjo eshte gjithashtu nje menyre per grumbullimin e parave per fushaten elektorale per te vazhduar mashtrimin e shqiptareve", akuzoi Filloreta Kodra. Per Levizjen Socialiste per Integrim, kjo situate eshte skandaloze dhe ka vetem nje pergjigje: fillimin e hetimit nga Prokuroria per kete shperdorim detyre te hapur dhe publike, ku deshmitare jane te gjithe shqiptaret. "Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha qe ka bertitur gjate per korrupsionin, sot eshte zhytur totalisht ne te, qe nga Gerdeci e deri ne xhepat e qytetareve me faturat e energjise me cmime astronomike", akuzoi kreun e ekzekutivit shqiptar, zyrtarja e Levizjes Socialiste per Integrim. Kjo parti opozitare u ben thirrje te gjithe qytetareve shqiptare te denoncojne ne Prokurori faturat hajdute te energjise elektrike dhe te kerkojne demshperblim per demet e shkaktuara nga Qeveria. D.Dedej