PS: Shteti peng i keqqeverisjes së Berishës
“Shteti është shndërruar në mjet propagande, për të shitur gënjeshtrat, jo për të siguruar shqiptarët”– ka thënë sot Ylli Manjani. PS ka akuzuar qeverinë, duke theksuar se kriminaliteti është rritur për shkak të vendosjes së policisë nën drejtim politik.Reagon MB
TIRANE- “Shteti sot është shndërruar në një mjet propagande, për të shitur gënjeshtrat dhe jo për të siguruar shqiptarët”– kështu është shprehur sot kryetari i Komisionit për Administrimin, Sigurinë dhe Rendin Publik, në PS,Ylli Manjani. Përmes një konference për gazetarët, Manjani ka hedhur akuza kundër qeverisë, duke theksuar se kriminaliteti në vend është rritur për shkak të vendosjes së policisë së shtetit nën drejtimin politik të qeverisë.
“Shteti i sotëm është marrë peng nga keqqeverisja e kryeministrit. Shteti sot është shndërruar në një mjet propagande, për të shitur gënjeshtrat dhe jo për të siguruar shqiptarët. Sali Berishës i intereson vetëm një shtet elektoral dhe jo shtet për shqiptarët”-theksoi Manjani.
Partia Socialiste akuzoi qeverinë për mosmarrjen e masave për sigurimin e jetesës së qytetarëve të cilët sipas Manjanit rrezikohen nga të gjitha format e shfaqjes së krimit duke filluar nga vjedhjet e shtëpive apo të makinave.
“Jeta e shqiptarëve kërcënohet nga krimi i të gjitha formave të shfaqjes së tij. Ekzekutimet e tipit mafioz vazhdojnë të tronditin rëndë opinionin publik. Vrasjet e drejtpërdrejta e deri edhe me mjete të shkatërrimit në masë janë bërë sot pjesë e frikshme e jetës sonë”- shtoi Manjani përpara gazetarëve.
Partia Socialiste i ka bërë thirrje të gjithë punonjësve të policisë të merren ekskluzivisht me ndalimin e krimit dhe të pasojave që vijnë prej tij dhe të refuzojnë çdo urdhër politik të drejtuesve të tyre që cënon rendin publik. (e.nurcelli/Balkanweb)