E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, të rinjtë nuk aplikojnë për pajisjen me karta

Procesi i kartave të identitetit ka nisur që prej disa ditësh në qytetin e Vlorës, ajo çfarë është vërejtur është mungesa e interesit të të rinjve. Ndërkohë në datën 15 prill, personat pa pasaportë duhet të përfundojë procesin e aplikimit. 

VLORE- Edhe pse procesi i kartave të identitetit ka nisur që prej disa ditësh në qytetin e Vlorës është vënë re një mos interesim nga ana e të rinjve ku shumica prej tyre nuk kanë nisur asnjë procedurë për këtë aplikim.
Edhe pse na ndajnë vetëm pak dit nga nisja e sanksioneve për ata që nuk disponojnë asnjë lloj dokumenti dhe që duhet të aplikojnë për kartat ndër ta janë dhe një numër i madh të rinjsh. Ndërsa të moshuarit edhe pse janë aplikuesit më të rregullt, ankohen për pritjet e gjata.
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›