E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH: Udhëzim për pushimin e 3000 mësuesve

3000 mësues në të gjithë vendin do të lenë vendin e punës. Ky është udhëzimi i fundit i Ministrisë së arsimit. Sipas sindikalisteve vendimi bie ndesh me kontratën kolektive dhe kodin e punës, pasi kjo kantratë ka një afat i vjecar. 

TIRANE- 3000 mësues në të gjithë vendin do të lenë vendin e punës, ku punojnë prej dhjetëra vitesh për të kaluar në dispozicion duke ndërprerë kështu kontratat dhe duke u shkëputur nga sigurimet shoqërore. Ky udhëzim ka dalë nga Ministria e Arsimit dhe mban datën 5 shkurt të këtij viti.
Federata Sindikale e Arsimit kundërshton me forcë këtë vendim dhe kërkon pezullim të menjëhershëm të tij. Sipas sindikalisteve vendimi bie ndesh me kontratën kolektive dhe kodin e punës. Kontrata që 3000 mësuesit kanë lidhur me Ministrinë e Arsimit ka afat një-vjecar dhe nuk mund të ndërpritet në mës të vitit. Për më tepër, udhezimi nuk mund të ketë fuqi prapavepruese, pasi ka dalë në 5 shkurt dhe shtrin veprimin e saj në 1 janar. Sindikalistet thonë se vendimi do të shkaktojë probleme në mjaf shkolla ku do dëmtohet mësimdhënia, si pasojë e mungesës së mësuesve. Ndërkohë, deri tani Ministria e Arsimit nuk ka sqaruar asgjë zyrtare lidhur me këtë vendim. (e.n/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›