E Diel, 1 Nëntor 2026

Prenoto një dhomë me pesë yje në "Big Brother"

Ka hotele ku arrin dhe nuk ke kohë as të lëshosh valixhen para recepsionit, sepse hyn në "Big Brother". Është një zonjushë bionde, që të hap udhë duke buzëqeshur dhe të thotë "mirëserdhe në Barbizon Palace", ndërsa një telekamerë të sheh në sy dhe fillon të të ndjekë. Në fillim mund të jeni pak të hutuar: mos është një shaka? Ka telekamera ngado, edhe në ashensorë. "Buzëqesh pak", të thonë. Nëse qëndron i heshtur, të pyesin: "Si po ia kalon?". Çdo dy minuta sepse heshtja nuk tërheq shumë shikues. Më pas, nga e hëna në të premte, përfundon çdo ditë në televizionin "Sbs6", nga ora 18:30 e në vazhdim. Kur të sjellin valixhet në dhomë, të shpjegojnë se si funksionon ky hotel. Mund ta shohësh veten në çfarëdo ekrani që të pëlqen, madje mund të shohësh edhe kuzhinierët që përgatisin ushqim apo kamerieret që të pastrojnë dhomën. E në fakt, shikueshmëria është e mirë. Mbi 10 për qind ose ndryshe 400 mijë spektatorë që në Holandë janë një numër me të vërtetë i madh. Është një "Big Brother" që rrëfen vetëm të vërtetën, pa truke dhe pa shtirje, nuk ka as skenar, dhe as prezantuese që thërret: "Je nominuar". Ndodh vetëm ajo që ndodh. Asgjë më shumë. Ideja ka qenë e administratorit të hotelit, pjesë e një zinxhiri të njohur në Evropë. Fillimisht kjo praktikë ka filluar në Holandë e më pas mund të vazhdojë edhe në Spanjë apo Itali. Zgjedhja është bërë thjesht për faktin se vendet e ulëta, janë "atdheu" i kompanisë "Endemol" dhe "Big Brother tv". Punonjësit e hotelit për më tepër janë të gjithë të kënaqur. Zbukurohen çdo ditë në mënyrë që të dalin mirë në televizor dhe punojnë gjithashtu më mirë për të mos bërë figurë të keqe para telekamerave.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›