Fokus/Feminizmi politik i Ramës si një mënyrë për të kultivuar autoritarizmin në PS
I ndodhur i vetmuar dhe larg mbështetjes reale në opozitë, kryesocialisti Edi Rama,
po mendon të ndjekë një linjë tjetër politike, ndryshe nga ajo reale dhe që mbetet e adaptueshme për cdo forca politike. Debatet dhe konfliktet e vazhdueshme të cilat
kanë marrë një rrjedhë të pazakontë si pasojë e reagimeve dhe kundër reagimeve
të pabaza dhe krejt absurde të adresat respektove, ndërmjet dy selive të PS-së dhe LSI,
në kampin opozitar, duket se kanë zbehur eficiencën dhe kanë vënë në dyshim administrimin e kësaj pale politike nga ana e Ramës. E, në mënyrë për të kapërcyer këtë hendek që i ka dalë përpara, Rama prej kohësh ka menduar mënyrën e kapërciminit, megjithëse realisht ai orientim nuk futet dot në suazën e politikbërjes. Pra, gjithkush është koshient se ai po kërkon rritjen e rolit të grave në politikë, madje në Asamblekë Kombëtare të PS-së, mbi 80% e anëtarëve janë gra. Kësisoj, edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ai ka menduar që më shumë se 50% e kandidatëve do të jenë gra, duke lënë në hije dhe errësirë të gjithë ata që politikës mund ti shërbenin shumë denjësisht pavarësisht se i përkasin seksit mashkull. Ndërsa linja politike e Ramës, përvecse është tërësisht e pazakontë, ka futur frikën në kryesi se Ramës nuk i pëlqeka shumë se në të u ndodhkan më shumë meshkuj sesa femra. Por, sigurisht edhe ky raport shumë shpejt do të ndryshojë edhe aty do të dominojë vetëm gratë, megjtihëse pa perspektivë dhe luajalitet në fushën politike. Por sic edhe u theksua, lidershipi është në krizë dhe me këtë rast i duhen gratë për të udhëhequr drejtimin e tij politik. Dje ai ka bërë edhe rinovimin e formumit të gruas socialiste. Veteranët e këtij forumi i kanë hapur rrugën dhe i kanë dhënë mbështetjen një grupi grash dhe vajzash të reja nga e gjithë Shqipëria. Duke marrë fjalën në punimet e këtij forumi, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama theksoi se në ligjin e ri elektoral do të ketë kuota të përcaktuara për gratë. PS nuk mund të jetë forca që të gjithë dëshirojnë, pa pasur këtë ekuilibër dhe pa punuar për të pasur këtë marrëdhënie të shëndetëshme të gjinive duke mundësuar që roli i gruas të jetë i padiskutueshëm dhe nuk duhet trajtuar si benific”, është shprehur Rama. Kryetari i PS-së nënvizoi rëndësinë e barazië gjinore për zhvillimin ekonomik të vendit. Një nga arsyet e mungesës së zhvillimit normal shoqëror dhe ekonomik është mungesa e ekuilibrave gjinore në Shqipëri. Një nga shtysat që duhet ti jepet ekonomisë shqiptare është rritja e pjesëmarrjes së gruas në të gjitha nivelet”, theksoi më tej kreu socialist. Rama u ka kërkuar anëtarëve të këtij forumi të rrisin rolin e tyre në qytete dhe fshatra për të rritur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në të gjitha strukturat drejtuese të Partisë Socialiste. Forumi zgjodhi si kryekoordinatore Ermira Danaj. Ndërsa, porsa i takon fatit të dy anëtareve të kryesisë socialiste, kryesisht Mimi Kodheli dhe Lindita Nikolli, të cilat prej kohësh janë përmendur si ndër kandidaturat më të përfolura për të drejtuar Forumin e Grave Socialiste, i cili prej më shumë se dy viteve është pa kryetare, dje është finalizuar vetëm me një kryekoordinatore dhe jo me kryetare, sic do të dëshironte Lindita me Mimin. Ky forum është pa kryetare që pas dorëheqjes së Majlinda Ketës. Kryetari i PS-së po kontrollon me imtësi këtë forum forum duke cuar në humbjen e identitetit të tij. Përplasjet e vazhdueshme të Ramës me ish drejtuesit si të furmit të gruas ashtu edhe FRESH-it, cuan në ndryshimet rrëznjësore, pas Kongresit të dhjetë qershorit në vitit 2006, për të ruajtuar dhe kontrolluar autoritetin dhe diktatin e tij në këto struktura. Në këtë kongres u bënë ndryshime të rëndësishme në statutin e partisë ku prekej edhe FGS-ja dhe FRESSH. Pothuajse të njëjtin fat pësoi edhe Forumi i të Rinjve të PS-së. Edhe ish-kreu i këtij Forumi u detyrua që të lërë drejtimin pasi Rama i parapriu me një tjetër kongres përmes të cili kryetare u zgjodh Megi Ajtyresa, pas dorëheqjes së ish-kryetarit të FRESH-it Gjergji Koja.