E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuza infermiereve per femijen

Lushnje- Nje cift nga fshati Murrize i Karbunares, akuzon infermieret e maternitetit te Lushnjes se i kane nderruar femijen pas lindjes. Shaban Kurti, 31 vjec, denoncoi ngjarjen diten e djeshme per gazeten "KJ", ndersa ka rrefyer edhe momentet e dyshimta. Drejtori i spitalit, Robinson Lipe, ka mbledhur me urgjence stafin e tij me qellim qe te sqaronte situaten e krijuar, ndersa ne deklaraten e dhene, autoritetet thane se ne momentin qe ka lindur Mimoza Kurti, kane ardhur vetem dy bebe ne jete, te seksit femer.

Denoncimi

"Une nuk besoj se eshte femija im, pasi doktori me tha pas operacionit se, gruaja solli ne jete nje djale dhe vetem pak minuta me pas, infermieret me thane se ishte femer", tregon Shabani per gazeten. Bashkeshortja e tij Mimoza, tre dite me pare eshte shtruar ne spital pasi i ishte afruar periudhes se lindjes. "Paraditen e sotme (dje), Mimoza hyri ne sallen e operacionit. Mjeku Misir Hoxha vendosi qe gruaja ime te lindte me operacion, pasi kishte komplikacione gjate shtatzanise. Femija ka lindur rreth ores 09:15 dhe mjeku me tha se lindi djale", rrefen me tej 31-vjecari, baba edhe i nje vajze tjeter. Por dy ore me vone, infermieret i kane thene se gruaja e tij kishte lindur vajze dhe jo djale. "Kjo me shqetesoi dhe me detyroi qe te rikerkoj informacion tek drejtuesit", tregon Shabani.

Rrethanat

I vendosur per te zbardhur ngjarjen dhe te verteten me femijen, 31-vjecari ka kerkuar nderhyrjen e drejtorit te spitalit. Ai i ka telefonuar Robinson Lipes, dhe i ka shprehur shqetesimin. Drejtori ka mbledhur vartesit ne maternitetin e Lushnjes, duke kerkuar shpjegime per situaten e krijuar ne institucionin shendetesor. Per dy ore me radhe, mjeket dhe infermieret kane mbledhur informacion per rrethanat e lindjes dhe procedurat e ndjekura. Drejtues te maternitetit te Lushnjes pohuan se, "ne po te njejten ore kane lindur dy bebe te seksit femer". Pas lindjes eshte vendosur edhe numri i bebes, nderkohe qe prinderit kane shprehur paqartesi dhe hedhur dyshime. "Jam i vendosur, se ka ndodhur dicka. Une nuk e le ketu ceshtjen, pasi nuk mund te marre femijen e tjetrit. Nuk dal nga spitali, nese nuk me faktojne zyrtarisht se bebja qe do te me japin eshte femija im", perfundoi deklaraten cifti Shaban dhe Mimoza Kurti.

Analizat e femijes dhe te nenes do te kryhen ditet ne vazhdim, pas te cilave do te dale e verteta e kesaj ngjarje. Cifti ka 5 vjet i martuar dhe kane sjelle ne jete nje femije te pare qe eshte vajze.

Babai i foshnjes deklaron se pretendimi qe ngre, i mbeshtet ne ate qe i ka thene mjeku pas operacionit, se femija ishte djale. "Duam qe te jete e jona, nuk kemi preferenca per djale apo vajze", tha ai.

2 Ore ka zgjatur misteri per seksin e foshnjes se lindur nga Mimoza Kurti. Ndersa mjeku i kishte thene Shaban Kurtit, se e shoqja kishte sjelle ne jete nje djale, dy ore me pas infermieret deklaruan se ishte nje vajze.

2 Femije ka cifti Kurti, banues ne zonen e Karbunares, ne Lushnje. Tre dite me pare Shabani kishte sjelle ne maternitet, gruan e tij e cila ishte shtatzene, kurse dje rreth ores 09:15 kishte hyre ne operacion te detyrueshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›