E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, rriten cmimet e ushqimeve

Vazhdon maratona e rritjes se cmimeve te te gjitha llojeve te fruta-perimeve, ndonese mendohej qe rritja ishte bere thjesht per efekt te festave. Edhe pse kane kaluar dy muaj qe nga festat e fundvitit, nuk behet fjale per renie, perkundrazi. Vlerat e cmimeve po arrijne kulmin cdo dite, pa pasur shprese se kjo rritje do te ndalet. Keshtu, nje kilogram mish rendom blihet me 850 leke, ndersa rritje ka pasuar edhe djathi me vlere 100 leke. Nga ana tjeter edhe fruta-perimet kane arritur kulmin, duke e bere nje "xhiro" ne treg teper te shtrenjte. Duke ia lene fajin krizes globale, edhe ne kerte rast ata qe e paguajne jane konsumatoret, nderkohe qe shteti mjaftohet vetem me berjen publike te listes se cmimeve, por pa marre asnje mase ndeshkuese per abuzuesit. Keshtu ne top-listen e cmimeve nje kg rrush kushton 250 leke te reja nga 150 qe kushton zakonisht, dhe po kaq edhe mandarinat, apo kastravecet. Per kete rritje tregtaret e pakices si gjithmone e kane te gatshme formulen e justifikimit "cmimet i rrisin ata te shumices", ndersa tregtaret e shumices ia lene fajin pakices, ndersa konsumatoret qe paguajne me shume dhe cojne me pak ne shtepite e tyre nuk kane se kujt t'i ankohen. Duket se kete viti po dilet nga tradita e viteve te tjera ku rritjet beheshin vetem ne raste festash, duke ndodhur nje gje e tille edhe ne nje periudhe krejt te zakonte. Sipas vezhgimit, ne tregjet e ndryshme te Tiranes, e sidomos ne ate "Avni Rustemi", rreth 87 per qind e perimeve dhe gati te gjitha frutat kane pesuar rritje (krahasuar me ato te nje jave me pare), nderkohe qe nje rritje tjeter kane pesuar edhe gjate kesaj jave. Keshtu sipas statistikave trangulli eshte rritur me 41 leke/kg, domatja me 24 leke/kg, lulelakra me 34 leke/kg dhe sallata me 21 leke/kg, etj. Nderkohe qe statistika reale e tregut te djeshem te frutave-perimeve ka pesuar nje tjeter rritje, te cilat mendohen qe te arrijne pikun gjate dites se sotme dhe te neserme. Aktualisht cmimi i nje kg ullinj varion nga 200-350 leke te reja (ne varesi te cilesise), nje kg domate 100 leke (ndersa ato qe jane te vogla, si qershi, kushtojne 600 leke), trangulli 200 leke, karotat kushtojne 120 leke, lulelakra 200 leke, sallata jeshile 150 leke, kungulli 250 leke, portokallet 120 leke, limonet, dardhat, ftoi, mollet dhe kivi, kushtojne nga 80-150 leke.

L.Ndoka

Ndryshimet e cmimeve brenda dy javesh

Produkti ishte eshte

Mishi 800 lek/kg 850 lek/kg

Djathe dele 750 lek/kg 800 lek/kg

Trangulli 180 lek/kg 250 lek/kg

Mandarinat 120 lek/kg 250 lek/kg

Portokallet 80 lek/kg 150 lek/kg

Karotat kushtojne 120 lek/kg 150 lek/kg

Lulelakra 180 lek/kg 220 lek/kg

Kungulli 200 lek/kg 250 lek/kg


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›