E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presheva bën kërkesë për legalizimin e lapidarit

Administrata e Komunës së Preshevës ka bërë kërkesë për legalizimin e përmendores së UÇPMB-së, të hequr kohë më parë nga regjimi i Beogradit, ka thënë sot kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, njoftojnë mediat në Beograd.

“Administrata vendore i ka bërë kërkesë Ministrisë së Drejtësisë serbe për legalizim të përmendores e cila ka qenë në qendër të Preshevës”, i ka thënë Mustafa agjencisë Tanjug. Ai ka shtuar se kërkesa i është dorëzuar edhe OSBE-së dhe Trupit Koordinues për jugun e Serbisë.

Përmendorja e UÇPMB-së është hequr më 20 janar nga xhandarmëria serbe./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›