E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, dy homoseksualë dënohen për prostitucion

Gjykata e Tiranës zbardhi vendimin e dënimit me gjobë të dy djemve homoseksualë, 27 dhe 28 vjeç, që prostituonin në orët e vona në qendër të kryeqytetit. Në verdiktin e arsyetuar paraqitet edhe dëshmia e klientit të homoseksualëve në momentin e arrestimit të tyre në flagrancë nga policia.

Në deklarimin e dhënë gjatë hetimeve, klienti ka rrëfyer se dy të pandehurit kishin paraqitjen e femrave dhe se ai e kishte kuptuar se kishte të bënte me meshkuj kur njëri prej tyre kishte hequr minifundin. Vendimi në ngarkim të të pandehurve me iniciale E. B. dhe V. N. u shpall më 21 janar në Gjykatën e kryeqytetit. Ata u deklaruan të fajshëm për akuzën e “prostitucionit” dhe u dënuan me nga 100 mijë lekë gjobë, raporton Panorama.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, atyre iu ul një e treta e shumës së gjobës, të cilën duhet ta paguajnë brenda 6 muajve. Sipas vendimit të Gjykatës, episodi i ushtrimit të prostitucionit nga dy homoseksualët është shënuar më 10 gusht 2012 te Rruga e Dibrës, mbrapa hotelit “Tirana”./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›