Kosovë, Veriu ‘prish’ festën e Kushtetutës
Graçanicë-Pas pak ditësh, më 15 qershor, Kosova do të festojë një vjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës. Megjithatë akti më i lartë juridik i vendit vazhdon të mos gjejë zbatim në veri të Kosovës ku veprojnë strukturat paralele serbe.
Në Graçanicë, 10 km larg kryeqytetit, janë vendosur strukturat paralele serbe, të financuara nga Beogradi. Serbët vazhdojnë të mos njohin institucionet e Kosovës, ndërsa përdoret vetëm vula e Qeverisë serbe.
Opozita një pjesë të fajit për gjendjen e krijuar ia hedh qeverisë së Kosovës, “për paaftësinë dhe mungesën e vullnetit politik të institucioneve që këtë çështje ta trajtojnë seriozisht. Ndërsa koalicioni qeverisës fajin ia hedh Beogradit që ka krijuar dhe financon strukturat paralele.
Pjesa më e madhe e serbëve në Kosovë vazhdojnë të kundërshtojnë realitetin e krijuar në vend, pas shpalljes së pavarësisë. Shumica e tyre marrin paga dhe pensione nga Beogradi dhe punojnë për struktura që janë shpallur ilegale nga institucionet qeverisësë të Kosovës.