E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Standardet nga qytetarët'

Është prezantuar në një takim koalicioni i vëzhguesve vendorë ku i pranishëm ka qenë edhe ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, John Withers. Në fjalën e mbajtur në takim, Withers përfitoi nga rasti për tu bërë edhe nj herë apel qytetarëve të tërheqin kartat e identitetit.

Por, ndërsa akuzat e ndërsjellta mes PD-së dhe PS-së për pengesa artificiale në pajisjen e qytetarëve me kartë vijojnë, ambasadori amerikan ka cilësuar “se standardet në këto zgjedhje do të jenë në dorë të qytetarëve”.

“Unë u bëj apel qytetarëve shqiptarë të tërheqin kartat e identitetit dhe të përdorin votën e tyrë. Komuniteti ndërkombëtar dhe Shqipëria kërkojnë që zgjedhjet e 28 qershorit të plotësojnë standardet. Ndërsa standardet janë në dorë të qytetarëve”, deklaroi Withers në takim.

2500 vëzhgues do të monitorojnë zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, ndërsa 400 prej tyre do asistojnë në numërimin e votave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›