Bogdanoviç do të vizitojë Leposaviçin në veri
Prishtinë- Goran Bogdanoviç, i ashtuquajturi ministri serb për Kosovën, ka deklaruar se do të zhvillojë një vizitë në Leposaviç, komunën në pjesën veriore të Kosovës. Sipas mediave serbe, Bogdanviç përveç takimeve me zyrtarë të lartë, do të përurojë edhe një shkollë, të financuar nga e ashtuquajtura Ministria serbe për Kosovën. Kosovën. Policia e Kosovës njoftoi se delegacioni serb nuk ka kërkuar leje për këtë vizitë.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka vlerësuar se me kësi lloj veprimesh zyrtarët e Qeverisë serbe po vazhdojnë të krijojnë iluzion për Kosovën. Zv/kryeministri Hajredin Kuçi nuk ka dhënë përgjigje nëse ministrit serb do t’i ndalohet nesër hyrja në Kosovë.
Vizitat e delegacioneve të Serbisë në Kosovë janë bërë tema shumë të përfolura pas shpalljes së pavarësisë, për faktin se delegacione të ndryshme nga Beogradi janë kthyer disa herë në pikat kufitare në pjesët tjera të Kosovës, por asnjëherë nuk janë kthyer nga pikat kufitare 1 dhe 31 që ndodhen në veri të Kosovës. (rtk/start)