E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Presidenca çeke e BE-së mbështet Shqipërinë në procesin e aplikimit”

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, merr garanci gjatë vizitës zyrtare në Çeki 

TIRANE - Ministria e Integrimit, Majlinda Bregu, ka marrë garanci se Presidenca Çeke e BE-së mbështet Shqipërinë në hapat e mëtejshëm të procesit të integrimit evropian. Këtë garanci, Ministrja e Integrimit e ka marrë gjatë një vizitë pune që zhvilloi në Pragë, me ftesë të zëvendëskryeministrit për çështjet e Bashkimit Evropian, Aleksandër Vondra.
Në axhendën e ministres Bregu ishte parashikuar dhe një takim pune me zëvendësministrin e Parë të Punëve të Jashtme Tomas Pujar.
Gjatë dy takimeve ministrja Bregu i njohu të dy personalitetet çeke me zhvillimet dhe me hapat e ndërmarra nga qeveria dhe shteti shqiptar, për integrimin në Bashkimin Evropian. Në kuadër të marrjes së presidencës së BE-së nga Çekia, biseda u fokusua në rolin që Republika Çeke pritet të luajë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.
Ministria Bregu mori konfirmimin se gjatë kësaj presidence, Çekia do të angazhohet dhe do të vazhdojë të trajtojë si prioritet zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, përfaqësuesit e lartë të  Republikës Çeke dhe njëkohësisht të Këshillit të Bashkimit Evropian deklaruan se mbështesin Shqipërinë në hapat e mëtejshëm të procesit të integrimit evropian.
Gjatë bisedës të zhvilluar me ministren Bregu, zëvendësministri i Parë i Punëve të Jashtme Tomas Pojar, pohoi se “është shumë e rëndësishme të vazhdojmë bisedimet për marrëdhëniet tona bilaterale, është në interesin tonë të vazhdojmë me procesin e integrimit evropian të rajonit përfshirë edhe Shqipërinë”.
“Është shumë e rëndësishme të vazhdojmë bisedimet për marrëdhëniet tona bilaterale, është në interesin tonë të vazhdojmë me procesin e integrimit evropian te rajonit përfshirë edhe Shqipërinë. Kemi folur me detaje për këtë proces, dhe i urojmë Shqipërisë shumë fat në rrugën e integrimit evropian, ne do të bëjmë të pamundurën për ta mbështetur vendin tuaj”, tha zëvendësministri Pojan.
Bashkëbiseduesit i kushtuan vëmendje disa pikave të rëndësishme, që kishin të bënin me ecurinë e përmbushjes së detyrimeve të Shqipërisë në kuadër të MSA-së, siç ishin përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë komunitar, hapat e mëtejshëm që priten të ndërmarrë qeveria shqiptare me qëllim anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE dhe ecurinë e dialogut për liberalizimin e vizave.
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu u përqendrua kryesisht në prezantimin e situatës në Shqipëri, përmbushjen e reformave të rëndësishme nga qeveria shqiptare, në kuadrin e Integrimit Evropian. Në këtë kuadër u diskutua mbi progresin e arritur në fushat kryesore të detyrimeve për Integrimin Evropian si reformat, zgjedhore, në drejtësi, ajo në administratën publike, situatën ekonomike si dhe në luftën kundër korrupsionit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›