E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca e BE pritet të shprehë në Tiranë mbështetjen për statusin e kandidatit

02-06-2011 / Gazeta 55

Kryeministri hungarez Orban vjen sot në Shqipëri

Me ftesë të kryeministrit Sali Berisha, kryeministri hungarez Viktor Orban do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në vendin tonë. Gjatë kësaj vizite, kryeministri hungarez do të zhvillojë një takim kokë më kokë me kryeministrin Berisha, i cili do të pasohet nga takimi zyrtar mes dy delegacioneve shqiptar dhe atij hungarez. Në përfundim të takimeve të dy homologët do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë vizitës së tij në Tiranë, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban do të takojë edhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Gjithashtu, Kryeministri hungarez do të vizitojë Universitetin e Tiranës, ku do të mbajë një fjalë në takimin me studentët, me temë “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE”.
Kryeministri Berisha do të shtrojë një drekë, për nder të homologut hungarez, në një prej rezidencave qeveritare.
Kryeministri hungarez, vendi i të cilit mban Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, pritet të shprehë edhe njëherë mbështetjen për perspektivën evropiane të Shqipërisë. Në 1 korrik Hungaria i dorëzon presidencën e bllokut 27 anëtarësh Polonisë. Gjatë kësaj presidence Shqipëria pritet të marrë statusin e vendit kandidatit në BE.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›