E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca e KiE-së, Berisha: Një ditë historike

TIRANE- Ministria e Punëve të Jashtme mbajti sot një pritje me rastin e marrjes se kryesimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

I pranishëm në pritje, kryeministri Sali Berisha e cilësoi këtë moment një ditë historike për Shqipërinë.

Sot për këtë ministri për vendin dhe shqiptarët është një ceremoni historike, e cila erdhi nga një ditë historike e djeshme në Këshillin e Europës ku demokracia më e vjetër, i dorëzoi përfaqësuesit të demokracisë më të re çelesat e KiE-së.- tha kryeministri.

Në fjalën e tij, Berisha u zotua se gjatë presidencës së Shqipërisë vendi do të përmbushë me dinjitet dhe përgjegjësi të madhe detyrimet që parashikon KiE.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thobjorn Jagland tha se fakti që Shqipëria po merr presidencën është mundësi e madhe për vendin tuaj, për vetë Europën, për rajonin dhe Ballkanin perëndimor për të kapërcyer të gjithë vështirësitë.

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto në fjalën e tij tha se Shqipëria do të çojë më tej reformat të cilat synojnë të forcojnë demokracinë në nivel lokal dhe rajonal.

Shqipëria do të sjellë risitë e saj nëpërmjet promovimit të dialogut ndërkulturor, edukimit të brezit të ri me frymën e bashkëjetesës dhe tolerancës, pavarësisht përkatësisë fetare dhe etnike.- tha Haxhinasto.

Haxhinasto i kushtoi një vëmendje të veçantë Kosovës, kur tha se presidenca shqiptare do të synojë një angazhim më të madh në Kosovë për ta sjellë atë më afër, për ta ndihmuar atë që të ndërtojë një shtet më demokratik për të gjithë minoritetet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›