Presidenca e zotit Obama gjatë vitit 2009, nën këndvështrimin e analistëve

Ndërkohë që afrohet fundi i vitit të parë në Shtëpinë e Bardhë,
presidenti amerikan Barak Obama po përgatitet për vitin 2010. Ekonomia e
vendit, lufta në Afganistan dhe zgjedhjet e nëntorit për në kongresin amerikan
mund të përcaktojnë nëse presidenti do të jetë në gjendje të avancojë agjendën
e tij.
Presidenti Barak ObamaPresidenti Barak Obama e përqendroi kryesisht vëmendjen gjatë 2009 tek ekonomia amerikane, duke vizituar fabrika dhe promovuar planin e tij të rimëkembjes ekonomike.
Ndërkohë
që nëntori 2010 sjell edhe zgjedhjet e pjesshme në kongres, redaktori politik
Nathan Gonzales me Rothernberg Political Report, beson se presidenti do ta
kalojë një pjesë të konsiderueshme të vitit që vjen në të njëjtën mënyrë. Ai thotë:
"Më e keqja që mund të ndodh për presidentin dhe
demokratët është që ekonomia të vazhdojë të përkeqësohet dhe të fajsohen për
këtë. Nëse këto ndodhin, do të jetë një rezultat katastrofik në ditën e
zgjedhjeve."
Shifrat e fundit tregojnë se ekonomia amerikane po përmirësohet.Por
papunësia është shtuar më shumë se këtu e 26 vite të shkuara. Ish kryetari i
Komitetit Kombëtar Republikan, Ed Gillespie thotë se shumë amerikan fajsojnë
zotin Obama për shtimin e papunësisë.
"Ata do të shikojnë taksat e larta të zotit Obama,
shpenzime më të mëdha, më shumë borxhe, ndërhyrje më të mëdha të qeverisë në
ekonomi, në banka, në industrinë automobilistike, në kujdesin shëndetësor dhe
në energji dhe do ta mbajnë përgjegjës për mungesën e krijimit të vendeve të
punës." - thotë z.Gillespie
Por Robert Borosage me
Fushatën për të Ardhmen e Amerikës thotë se presidenti Obama ka parandaluar
humbjet e mëtejshme të vendeve të punës. Ai thotë:
"Kemi një president që është munduar të bëjë gjëra
të mëdha që janë të rendësishme për vendin.
Pastaj kemi një ekonomi të cilën plani i rimëkembjes e mbajti nga
përkeqësimi i mëtejshëm dhe që do të rritet."
Ndryshimi i gjendjes në luftën në Afganistan mesa
duket do të jetë një tjetër prioritet për presidentin Obama gjatë 2010. Dhuna
në Afganistan është shtuar, mbështetja publike për luftën ka rënë, dhe
ligjvenësit brenda partisë së zotit Obama e kanë kritikuar planin e tij për
dërgimin e dhjetëra mijëra trupave shtesë.
Redaktori politik Nathan
Gonzales thotë se me afrimin e zgjedhjeve kongresionale në nëntor, zoti Obama
është nën presion për të treguar rezultate.
"Presidenti Obama duhet të tregojë se ka një plan
për Irakun dhe Afganistanin, se ai po e zbaton atë dhe se plani po funksionon."
Ish kryetari republikan Ed
Gillespie është dakord se presidenti përballet me një situatë të vështirë.
"Kur je president i Shteteve të Bashkuara duhet të
marrësh vendime të vështira. Mendoj se presidenti Obama tani e ka parë
ndryshimin ndërmjet kandidimit për president dhe të funksionimit të detyrave të
presidentit."
Ndërkohë që presidenti
Obama merret me Afganistanin dhe çështje të tjera të politikë së jashtëme, ai
mesa duket do të mundohet të bëjë përparime me agjenden e brendëshme që
përfshin reformimin e politikave të imigracionit, lufta kundër ndryshimeve
klimatike dhe krijimi i vendeve të punës në industrinë e energjisë së pastërt.
Nathan Gonzales e shikon
fushatën elektorale të lërë në hije disa nga nismat kryesore të
presidentit.
"Gjatë 2010 do të jetë më e vështirë miratimi i projektligjeve
të debatura, sepse demokratët do të përqendrohen tek rizgjedhja e tyre."
Shumë nisma të zotit Obama
si reforma e kujdesit shëndetësor, nuk do të tregojnë rezultate deri pas
zgjedhjeve të nëntorit. David Frum me insitiutin amerikan Enterprise thotë se
amerikanët po humbasin durimin.
"Askush prej nesh nuk e
di se çdo të ndodhë në 2010 dhe ndoshta do të nxjerrë rezultate në të ardhmen.
Por sigurisht që nuk ka rezultate tani."
Por Robert Borosage me
Fushatën për të Ardhmen e Amerikës thotë se
votuesit do ta kuptojnë se zoti Obama po punon në interesin e tyre më të
mirë.
"Mendoj se nëse presidenti vazhdon të luftojë për
reforma që duken qartë se janë për të ardhmen e vendit, ai do të përfitojë dhe
demokratët do të përfitojnë."
Rezultati i zgjedhjeve të nëntorit për në kongresin amerikan dhe e ardhmja e presidencës së zotit Obama edhe një herë mund të varen në fuqinë e tij për të bindur publikun. //mm//