E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet oficeri i policisë, vdes pasagjeri

 

LEZHE - Një oficer policie i komisariatit të Shkodrës u shoqërua dje pasi aksidentoi me vdekje një 60-vjeçar. Sipas burimeve, 42- vjeçari Hilmi Smajla, që udhëtonte nga Lezha në drejtim të Shkodrës, është përplasur me barrierën e rrugës në Balldre të Lezhës. Për pasojë ka mbetur i vdekur në vend pasagjeri i tij, Ahmet Kurtkulaj. Policia e Lezhës njoftoi se aksidenti në autostradën Lezhë - Shkodër ndodhi rreth orës 15:50 të ditës së djeshme, kur mjeti tip "Benz" me targë Sh 63 57 D, që drejtohej nga oficeri i policisë, doli nga rruga. Blutë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes ku kryen edhe shoqërimin e drejtuesit të mjetit. Mësohet se ai kishte pësuar vetëm disa plagë të lehta. Të dhënat paraprake flasin se autovetura që drejtohej nga oficeri i policisë ka qenë me shpejtësi të madhe. Dyshohet se lagështira në rrugë, si dhe pamja e kufizuar për shkak se në momentin e aksidentit po binte shi i dendur, kanë qenë edhe shkak i ngjarjes.                 r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›