Presidenca leter Imamit per Kreshpanin
Presidenca reagon ne rruge institucionale ne lidhje me emerimin antikushtetues te Kapitenit te Rangut te Pare Ferdinand Kreshpani ne postin e Komandantit te Forces Detare. Burime zyrtare nga Presidenca bejne te ditur se sekretari i Pergjithshem Aleksander Flloko i eshte drejtuar me nje leter zyrtare Ministrise se Mbrojtjes per te dhene shpjegime ne lidhje me kete emerim per te cilin u publikua nga media dhe u denoncua nga opozita shqiptare ne komisionin parlamentar te Sigurise. Ne tekstin e letres thuhet se duhet nje arsyetim i vendimit te ministrit Imami per kete emerim. Shkresa mesohet se i eshte derguar sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Mbrojtjes dy dite me pare. Presidenca eshte ne pritje te pergjigjes zyrtare nga ministri Imami. Nese nuk do te kete nje reagim zyrtar per kete shmangie dhe marrje ne menyre antikushtetuese te kompetences mesohet se kjo perplasje mund te perfundoje ne tryezen e Gjykates Kushtetuese. Ish-ministrat e Mbrojtjes gjate qeverisjes Berisha ne menyre jopublike e kane komentuar ne menyra te ndryshme kete emerim te befte te ministrit Imami. Ata e cilesojne antikushtetuese ndersa te tjeret e lidhin me mungesen e nje gjenerali per postin e Komandantit te Flotes cka ka sjelle edhe shmangien e Presidentit ne kete proces. Ish-ministri i Mbrojtjes socialisti Ilir Gjoni i cili eshte nenkryetari i komisionit parlamentar te Sigurise ne lidhje me kete ngjarje tha kjo eshte shkelje e Kushtetutes dhe Topi duhet te reagoje fort.
Reagimet per GjunkshinReagime nderkohe ka pasur dhe ne lidhje me deklaraten e leshuar pertej Atlantikut nga ana e shefit te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise gjeneral Xhemal Gjunkshi. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes Gjunkshi e cilesoi si ligjor urdhrin e leshuar nga Imami. Deputeti i PS-se Piro Lutaj i cili e denoncoi vendimin antikushtetues te Imamit deklaroi se deklaratat e Gjunkshit tregojne se shefi i Shtabit te Pergjithshem nuk e njeh Kushtetuten e vendit. Dy dite me pare nga studioja e Zerit te Amerikes shefi i shtabit gjeneral Xhemal Gjunkshi tha se Presidenti ka kompetence vetem mbi gjeneralet si grade dhe jo mbi postet. Sipas tij ne rast se do te kete nje ushtarak qe mban mbi supe spaletat e gjeneralit atehere do te perfshihet Presidenti ne procedure. Por neni 169 paragrafi 3 i Kushtetutes thote se me propozim te ministrit te Mbrojtjes Presidenti emeron dhe shkarkon komandantet e forcave tokesore detare dhe ajrore. Ne ndryshim me rastin e shkarkimit te komandantit te meparshem te Flotes Detare Kudret ela ku pati nje dekret te Presidentit ne emerimin e Kreshpanit eshte perdorur nje procedure antikushtetuese edhe pse ligji themeltar i shtetit shqiptar nuk e permend termin gjeneral.
var disqusshortname = gazetashqip var disqusidentifier = co-d8ea18b40442cde0758faf19a9951377 function var dsq = document.createElementscript dsq.type = text/javascript dsq.async = true dsq.src = http// - disqusshortname - .disqus.com/embed.js document.getElementsByTagNamehead0 document.getElementsByTagNamebody0.appendChilddsq LAJMI FUNDIT Rama Pa zgjedhje te lira nuk ka integrim europian te Shqiperise 15 ore me pare ... Ne nje interviste per Radio Europa e Lire kreu i ... Mbledhja e Keshillit Bashkiak Basha 409 kredi te buta per familjet ne nevoje 15 ore me pare ... Ne fjalen e tyre ne fillim te mbledhjes se keshilli ... Brace Biznesi i zhytur ne borxhe qeveria nuk ka para 15 ore me pare ... Kuvendi miraton me debate projektligjin Per bujqesine Erdogan-Berishes Do te rrisim investimet turke ne Shqiperi 19 ore me pare ... Ne kuader te vizites se tij zyrtare ne Turqi kryeministri ... Haxhinasto vizite zyrtare ne Mal te Zi ne datat 5-6 prill 21 ore me pare ... Zv/kryeministri dhe njekohesisht ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ... Demografia kohe e ndryshme te njejtat genjeshtra 1 dite me pare ... Gjergj ErebaraStudimet mbi demografine jane nga me te veshtirat. Burrat me ...