Rama Pa zgjedhjet e lira i kote integrimi
Kreu i Partise Socialiste Edi Rama ne nje interviste dhene per radion Europa e Lire ka deklaruar se nese ne Shqiperi nuk realizohen zgjedhjet e lira atehere eshte e kote te flitet per ceshtjen e integrimit ne BE. Reforma elektorale eshte prioriteti i prioriteteve qe Bashkimi Europian ka vendosur per Shqiperine sepse pa zgjedhje te lira dhe te ndershme eshte e kote qe te pretendojme te bashkohemi me familjen europiane me te drejta te plota. Ky fakt kete te vertete vete KE-ja e mbron duke konstatuar ne vijimesi probleme te renda me zgjedhjet dhe duke kerkuar qe permes nje reforme te plote elektorale Shqiperia te permbylle kapitullin e zgjedhjeve te deformuara e te kontestuara dhe te hape nje kapitull te ri tha Rama. Kryesocialisti beri te ditur se ka perplasje mes demokrateve per ceshtjen e sistemit zgjedhor duke krijuar perplasje me aleatet. E verteta eshte qe kemi nje mosdakordesi te plote lidhur me qendrimin ndaj sistemit zgjedhor. Ne duam permiresimin e sistemit zgjedhor ne funksion te rritjes se transparences dhe te perfaqesimit te te gjithe votuesve permes te gjitha subjekteve elektorale. Ndersa pala tjeter eshte krejtesisht e mbyllur ne kete pike. Nuk eshte ceshtje keqardhjeje per aleatet eshte ceshtje parimi dhe sic e kemi thene ashtu kemi bere. Ne Komisionin e Reformes Elektorale jemi zedhenes edhe te te gjitha partive te tjera qe nuk jane te perfaqesuara ne kete komision pasi ndajme mendimin se permiresimi i sistemit ne funksion te rritjes se proporcionalitetit do te ishte hapi i duhur per nje te mire te perbashket dhe per interesin publik. Rama ka kontestuar dhe manovrat e PD-se per te bllokuar mandatin e deputetit te lene nga Rudina Seseri duke theksuar se ia ka dhene populli dhe nuk mund tia marre as Qeveria e as Gjykata. Me tej duke folur per mundesine e koalicionit me Meten Rama theksoi se LSI-ja eshte pjese e koalicionit qeveritar dhe ne nuk shohim asnje dallim qe te na beje te mendojme cfaredo skenari tjeter pervec skenarit te marrjes se te gjitha votave te popullit shqiptar permes zgjedhjeve te lira dhe te ndershme dhe te me shume se 71 mandateve per te qeverisur Shqiperine si alternative e ketij koalicioni me nje oferte shume te qarte - ose nje rilindje shqiptare ose nje rrenim i metejshem me kete koalicion ku edhe LSI-ja eshte pjese integrale. Ndersa per kreun e ri te shtetit kryesocialisti tha se ne kemi kerkuar nje president sipas Kushtetutes qe do te thote nje president qe te plotesoje ate kriter themelor qe ka Kushtetuta per figuren e Presidentit te Republikes qenien mbi palet dhe perfaqesues i unitetit kombetar. Besoj se nje proces nga ku nje president i pranuar nga palet dhe mbi palet eshte nje proces qe lidhet domosdoshmerisht jo vetem me garantimin e te gjitha atyre institucioneve qe presidenti supozohet kushtetutshmerisht se garanton por edhe me dhenien e nje shansi te madh te statusit te kandidatit sepse zgjedhja e Presidentit te Republikes dhe menyra se si ai do te zgjidhet pranueshmeria qe ai ose ajo do te kene nga palet perben nje test perballe procesit dhe perballe KE-se.
var disqusshortname = gazetashqip var disqusidentifier = co-922e057f696b2beb5c9d2e3ae75ec9b3 function var dsq = document.createElementscript dsq.type = text/javascript dsq.async = true dsq.src = http// - disqusshortname - .disqus.com/embed.js document.getElementsByTagNamehead0 document.getElementsByTagNamebody0.appendChilddsq LAJMI FUNDIT Rama Pa zgjedhje te lira nuk ka integrim europian te Shqiperise 15 ore me pare ... Ne nje interviste per Radio Europa e Lire kreu i ... Mbledhja e Keshillit Bashkiak Basha 409 kredi te buta per familjet ne nevoje 15 ore me pare ... Ne fjalen e tyre ne fillim te mbledhjes se keshilli ... Brace Biznesi i zhytur ne borxhe qeveria nuk ka para 15 ore me pare ... Kuvendi miraton me debate projektligjin Per bujqesine Erdogan-Berishes Do te rrisim investimet turke ne Shqiperi 19 ore me pare ... Ne kuader te vizites se tij zyrtare ne Turqi kryeministri ... Haxhinasto vizite zyrtare ne Mal te Zi ne datat 5-6 prill 21 ore me pare ... Zv/kryeministri dhe njekohesisht ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ... Demografia kohe e ndryshme te njejtat genjeshtra 1 dite me pare ... Gjergj ErebaraStudimet mbi demografine jane nga me te veshtirat. Burrat me ...