E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidencialet 2012 Obama starton nga zyrat e Facebook

I bindur se një pjesë e mirë e elektoratit të tij gjendet aty Barack Obama fillon zyrtarisht fushatën për rizgjedhjen e tij në 2012 në Facebook.  Pyetje- përgjigje  rreth buxhetit në rrjetin e njohur social kanë qenë iniciativa që ka angazhuar direkt presidentin Obama në fillim të fushatës së tij, Obama edhe aty hodhi poshtë idenë e shkurtimeve të mëtejshme në buxhet siç kërkojnë republikanët.

”Nëse kryejmë shkurtimet duke përdorur një makinë në vend të bisturisë do të shkurtojmë fonde për vende të reja pune e rrezikojmë të biem sërish në recesion” shpjegon presidenti që ndërhyrjen online e filloi me një batutë: "Tungjatjeta, më quajnë Barack Obama dhe jam ai që detyroi Mark Zuckeberg të veshë xhaketë dhe kravatë", duke kujtuar një ndër evenimentet e njohura të mbajtura në shtëpinë e bardhë ku morri pjesë dhe themeluesi i Facebook.

Analistët thonë se zgjedhja e Obamës është e qartë,  vendos të prezantojë në Facebook parimet bazë të politikës së tij mbi të cilat do të diskutohet dhe gjatë  ditëve duke tentuar të fitojë elektoratin më të ri në  moshë atë që në zgjedhjet e 2008 nuk kishin mbushur  moshën për të votuar. 

Obama ka realizuar dhe një spot 30 sekonda që e lancoi  në një tjetër portal interneti, në YouTube.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›