Tregu i punes Tafaj Bashkepunim me biznesin
Shkollat profesionale duhet të bashkëpunojnë me bizneset. Kjo bëhet edhe më e domosdoshme pas ndryshimeve të fundit që kanë ndodhur në strukturën e tyre. Kjo ka qenë deklarata e kreut të arsimit, Myqerem Tafaj i cili gjatë një vizite në shkollën e mesme të Hoteleri-Turizmit në Tiranë u shpreh se vetëm kështu nxënësit afrohen me tregun e punës.
“Shkolla duke bashkëpunuar ngushtë me biznesin orientohet më shpejt ndaj kerkësave që ka ekonomia private dhe tregu i punës. është një nga rrugët më të suksesshme mbështetur në përvojën e vendeve të tjera për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut të punës dhe zhvillimit të ekonomisë”- tha Tafaj.
Në sajë ndryshimeve që i ka bërë ministria e Arsimit draftit për arsimin profesional, tashmë nxënësit do ta mbarojnë shkollën pas katër vitesh. Por atyre ju jepet dhe një mundësi tjetër, që pas dy vitesh në sajë të një çertificate të posaçme, të gjejnë një vend pune në profesionin që ata kanë studiuar.
Edlira Sulejmani