E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidencialet ne Egjipt ne 23 e 24 maj

Gjykata Administrative në Egjipt ka vendosur se zgjedhjet presidenciale do të mbahen me datat 23 dhe 24 maj, ashtu siç ishte parashikuar që në fillim nga Komisioni Elektoral. 
Gjykata vendosi gjithashtu të rrëzojë vendimin e gjykatës së qytetit Banha e cila urdhëroi mosmbajtjen e votimeve deri në momentin kur listat e kandidatëve të mos ishin pastruar nga emrat ish-drejtues të lartë të regjimit të Hosni Mubarak. Gjykata Administrative në Kajro u vu në lëvizje nga Ahmad Shafik, kryeministri i fundit i regjimit të Hosni Mubarak, i regjistruar kandidat për president në minutat e fundit të afatit.
Kandidatura e tij kundërshtohet nga forcat revolucionare dhe ato islamike që kërkojnë “spastrim” të listave të kandidatëve. Kjo ka sjellë dhe protesta të shumta në vend, shoqëruar me viktima. Emri i presidentit të parë egjiptian të dalë nga zgjedhjet popullore, pas viteve të tëra regjimi të Mubarak do të bëhet i ditur në fund të muajit maj. Zgjedhjet do t’i japin fund edhe tranzicionit të pushtetit të Këshillit Suprem Ushtarak, që vepron si organi më i lartë ligjvënës dhe ligjzbatues që pas rrëzimit të Mubarak.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›