Presidencialet në Francë, Holland fiton raundin e parë

Ai ka marrë 28 për qind të votave kundrejt 26 për qind të Presidentit aktual Nikolas Sarkozi, bëhet e ditur nga rezultatet e pjesshme.
Dy kandidatët kryesorë do të përballen sërish me njëri-tjetrin në raundin e dytë, që do të zhvillohet më 6 maj.
Fushata elektorale u karakterizua nga shqetësimi në rritje rreth ekonomisë francezë dhe kriza e madhe që ka përfshirë Evropën.
Rezultatet e bazuara në “exit-poll”-et e qendrave të votimit që u mbyllën në orën 18:00, u publikuan nga mediet franceze ndërkohë që të gjitha qendrat u mbyllën në orën 20:00.
Kjo është e para herë që një President në detyrë e humbet raundin e parë, që nga fillimi i Republikës së Pestë në vitin 1958.
Sarkozi, në pushtet që nga 2007-a, u përball me nëntë kandidatë gjithsej në raundin e sotëm të zgjedhjeve.
Udhëheqësja e së djathtës, Marinë Le Pen, vjen e treta me rreth 20 për qind të votave, më shumë se i ati, Zhan-Mari Le Pen, në vitin 2002. Ky i fundit shkoi në raundin e dytë me 17 për qind.
Vendi i katërt për kandidatin e majtë, Zhan-Luk Melankhon, i cili mori 11 për qind të votave, ndërkohë që pas tij u rendit centristi Fransua Bairou me 9 për qind.
Në votimin e sotëm pati një pjesëmarrje të lartë, rreth 80 për qind.
/Start/E.B/
2012-04-22 21:07