Presidencialet në Rumani, do rinumërohen votat
BUKURESHT- Gjykata Kushtetuese e Rumanisë kërkoi sot rinumërimin e votave të shpallura të pavlefshme gjatë balotazhit presidencial të së dielës, një vendim që mund të kthejë fitoren e ngushtë të Traian Basescut.
"Gjykata vendosi me shumicë votash të ekzaminojë votat e shpallura të pavlefshme dhe t'i kërkojë Komisionit Qendror Zgjedhor rinumërimin e tyre për të parë diferencën e krijuar'', tha kjo gjykatë me anë të një deklarate.
Rreth 138 000 votat që do të rinumërohen tejkalojnë diferencën e ngushtë prej 70 000 votash epërsi të Basescut ndaj liderit socialdemokrat, Mircea Geoana, i cili e kundështroi rezultatin në gjykatë me dyshimin për mashtrime.
(s.g/BalkanWeb)