E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takon Lellouche: Të vetëdijshëm në rrugën tonë

TIRANE- Sekretari francez i shtetit i ngarkuar me cështjet europiane Pierre Lellouche zhvilloi sot paradite një takim dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht kreun e PS-së Edi Rama.

Takimi u zhvillua në ambientet e bashkisë dhe kreu socialist e cilësoi mjaft të frytshëm bisedën me zyrtarin francez ndërsa shtoi se PS është vendosur në rrugën që ka zgjedhur.

Zoti Rama, kështu i përgjigjet deklaratës së Sekretarit francez te shtetit te ngarkuar me cështjet europiane Pierre Lellouche bërë në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Berisha. Lellouche kërkoi dhënien fund të bojkotit të Parlamentit.

“Takimi me Sekretarin francez i shtetit i ngarkuar me cështjet europiane Pierre Lellouche ishte shumë i frytshëm. Jemi të vendosur dhe të vetëdijshëm në rrugën që kemi zgjedhur, të garantojmë demokraci për të gjithë dhe jo vetëm për një familje.”- ka deklaruar Rama pas takimit.

Më tej kryetari i PS-së shtoi se rruga që kanë ndërrmarrë do të garantojë demokracinë e vendit”.Vetë Sekretari francez i shtetit i ngarkuar me cështjet europiane Pierre Lellouche nuk bëri ndonjë prononcim pas takimit.

Në takim ishin të pranishëm dhe deputetët socialistë Arta Dade e Ditmir Bushati.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›