Presidencialet në SHBA, ashpërsohet fushata. Përplaset Obama-Palin
Kandidati demokrat për President i SHBA-së, Barack Obama ka akuzuar republikanët se po bëjnë një fushatë ndarëse dhe negative. Gjatë një tubimi në shtetin e Virxhinias, senatori Obama u shpreh se kundërshtarët e tij ishin duke bërë komente të pakujdesshme dhe fyese. Ai shtoi se rivalët po bënin një fushatë publiciteti që po jepte mesazhe të gabuara në përpjekjen për të ndryshuar Amerikën.
"E kemi parë më parë dhe po e shohim edhe tani, telefonata të shëmtuara, e-mail-e dhe reklama televizive që keqiformojnë. Komente të pakujdesshme dhe fyese dhe negativizëm konstant, që kanë si qëllim të na mbajnë larg të punuarit sëbashku dhe të ndalin ndryshimin", u shpreh Obama.
Ndërsa kandidatja republikane për zv/president të SHBA-së, Sarah Palin, tha gjatë një tubimi në Ohajo se nuk ishte negativizëm që ta pyesje zotin Obama për planet e tij për taksat. "Kundërshtari ynë nuk ka qënë i qartë me ju, lidhur me planin e tij për taksat. Nuk është dashakeqe, apo fushatë negative t'i kërkosh dikujt të flasë për planet për taksat apo lidhjet e tyre", u shpreh ajo. Ndërsa shtoi se “ai thotë se është për taskat kur qeveria ju merr paratë për t'ia dhënë dikujt tjetër, kjo sipas prioriteteve të politikanit."
Një sondazh i fundit, nga NBC/Wall Street e vë zotin Obama në krye me 52%, 10 pikë përpara zotit McCain, kurse një tjetër sondazh e nxjerr zotin Obama përpara me 8 pikë ndaj rivalit të tij, Xhon Mekein.