Presidencialet ne SHBA, masa policore ne Kenia

Ethet e zgjedhjeve amerikane prekin edhe Kenian, vendin e origjines se kandidatit demokrat Barak Obama.
Policia keniane shtoi masat e sigurise perpara shtepise se gjyshes se tij Sara Obama, per ta mbrojtur ate nga interesimi i madh i gazetareve qe i kerkojne asaj intervista pa fund.
Rruga per ne fshatin ku jeton gjyshja po ndertohet dhe qindra gazetare te huaj jane pozicionuar prane shtepise.
Familja shqetesohet nga gazetaret qe duan te takojne Saren, e cila deri tani eshte filmuar dhe intervistuar disa here.
Deklaratat e saj kane nxjerre ne pah rrenjet e Obames dhe kenianet do te ishin shume te lumtur nese ai do te arrinte te fitonte zgjedhjet presidenciale dhe do te ishte kreu i ri te Shtepise se Bardhe.