E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidentët e klubeve i bëjnë puçin FSHF-së

• Eshtë rënduar situata në futbollin shqiptar, sepse disa nga presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.Jetmir Halilaj  Ata kërcënojnë gjithashtu se në rast se nuk përmbushen kërkesat e tyre, jo vetëm që do të tërhiqen nga futbolli, por do të ngrenë padi kundër FSHF-së, me pretendimin se institucioni i futbollit shqiptar i ka dëmtuar ekonomikisht ata me qëndrimin që Federata ka mbajtur deri tani. TakimiAlbert Xhani (Partizani), Arben Laze (Elbasani), Valter Fushaj (Vllaznia), Xhavit Ismaili (Shkumbini), Nexhat Bizhdili (Besa) dhe një nga katër donatorët e Tiranës, Refik Halili, kanë zhvilluar dje një takim së bashku dhe kanë arritur në konkluzionin se fajtor për situatën e krijuar është kreu i FSHF-së. Ata kanë bërë të ditur se nëse kriza mes federatës dhe ministrisë nuk zgjidhet brenda pesë ditëve të ardhshme, atëherë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit duhet të japë dorëheqjen. Krerët e këtyre klubeve kanë thënë se ndihen të shqetësuar për krizën që po kalon futbolli shqiptar dhe kanë kërcënuar se nëse kjo situatë nuk do të zgjidhet gjatë pesë ditëve të ardhshme, do të bojkotojnë kampionatin. Ata janë shprehur të indinjuar për situatën, por në deklaratën e tyre nuk ka dhënë asnjë alternativë apo ide se si mund të dilet nga kriza. Drejtuesit e gjashtë klubeve të Kategorisë Superiore janë mjaftuar me një deklaratë, ku kanë bërë disa kërkesa. I vetmi që ka hedhur një ide konkrete ka qenë Xhavit Ismaili, presidenti i Shkumbinit, i cili një ditë para se të zhvillohej mbledhja ka thënë se mund të ngrihej një grup i posaçëm pune nga disa përfaqësues të klubeve, të cilët në emër të FSHF-së të ndërmjetësonin me FSHF-në për të gjetur një rrugëzgjidhje. Qëndrimin e këtij grupi mësohet se e kanë mbështetur edhe drejtuesit e Skënderbeut dhe ata të Kastriotit. KërkesatJa kërkesat e gjashtë drejtuesve të klubeve në mbledhjen e djeshme: 1) I kërkojmë Federatës Shqiptare të Futbollit dhe presidentit të saj që brenda datës 21.03.2008 të zgjidhë problemet me MTKRS-në. 2) Në rast të moszgjidhjes së këtij konflikti, ne jemi të vendosur të bojkotojmë kampionatin. 3) Në rast të moszgjidhjes së këtij konflikti kërkojmë dorëheqjen e presidentit të FSHF-së, Armand Duka. 4) MTKRS të mbështesë më shumë futbollin për të qenë në një hap me reformat që ka ndërmarrë qeveria në fushat e tjera të ekonomisë, për t’u konkluduar me privatizimin e klubeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›