Presidenti i Teutës kundërshton
• Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, e ka cilësuar si jo të matur qëndrimin e gjashtë prej drejtuesve të klubeve që zhvilluan një mbledhje dje në Tiranë dhe më pas dolën me disa kërkesa.“Unë s’jam dakord me këtë mënyrë të vepruari, tha për ‘Panorama’ kreu i klubit të Teutës. Me sa di unë problemi është mes FIFA-s dhe MTKRS-së dhe nuk besoj se FSHF ka ndonjë gjë në dorë tani. Unë mendoj se duhet të reflektojnë drejtuesit e ministrisë, nëse duam t’i rikthehemi normalitetit dhe të hiqet pezullimi. Nëse vazhdojmë kështu do ta rëndojmë situatën e do të zgjasim afatin e pezullimit, sepse dihet fare mirë se po s’u plotësuan kërkesat e FIFA-s, ne nuk mund të na hiqet dënimi”.