Hapet tenderi, KESH do të blejë 51 milionë euro energji
• KESH ka hapur dje tenderin për blerjen e energjisë elektrike për periudhën nga 1 prilli deri më 30 qershor.Fabiola Çela Në këtë tender Korporata ka kërkuar të blejë energji me një fond limit prej 51.4 milionë euro. Në procesin e çeljes së ofertave u paraqiten tetë kompani ATEL, Zvicër; RE (Ratia Energy), Ceki; RUDNAP, Serbi; GSA, Shqipëri; EGL, Zvicër; GEN-i, Serbi; EFT, Zvicër dhe Espada, Ceki. Sipas burimeve nga KESH, ofertat do të shqyrtohen nga komisioni dhe brenda fundit të muajit do të shpallen shoqëritë fituese. Sipas ofertave, kompanitë kanë ofruar më shumë energji se ç’ka kërkuar korporata. KESH ka kërkuar të blejë energji me një çmim mesatar i cili të variojë nga 68.71 euro/MWh deri në 74.62 euro/MWh. Fierza Që prej mesit të muajit dhjetor, KESH ka hequr kufizimet e energjisë elektrike në vend. Vendimi i Korporatës erdhi pas përmirësimit të situatës hidrike, e cila në atë periudhe ishte goxha mirë. Por disa muaj më pas të dhënat nga KESH tregojnë se prurjet e ujit në liqenin e Fierzës nuk janë në nivelet e duhura. Pavarësisht kësaj KESH nuk ka nisur të aplikojë kufizimet e energjisë. Kjo pasi Korporata ka mundur të sigurojë një rezervë ujore të konsiderueshme në hidrocentrale. Ndërkohë për të ruajtur nivelin aktual të Fierzës, KESH ka parashikuar të rrisë importin e energjisë nga fqinjë në mënyrë që të mos aplikojë kufizimet e energjisë. Sipas të dhënave më të fundit nga Korporata, niveli i ujit në liqenin e Fierzës është 281.56 metra, ndërsa prurjet e ujit janë 108 metër kub në sekondë dhe niveli i ujit rritet me 7 cm në ditë. Gjatë këtyre ditëve konsumi i energjisë ka 17.9 milionë kwh nga këto 8.2 milionë është prodhim vendas ndërsa pjesa tjetër e kërkesës për energji plotësohet nga importi. Liqeni i Fierzës ka një kapacitet ujëmbajtës prej 3,2 miliardë metër kub ujë në nivelin e tij maksimal, që është në 296 metra mbi nivelin e detit. E ashtuquajtura “pika e vdekjes” është në nivelin 243 metra (mbi nivelin e detit) me një kapacitet ujëmbajtës prej rreth 1,2 miliardë metër kub ujë, që është i pashfrytëzueshëm nga turbinat e hidrocentralit.Tenderi për energjinëLoti i 1 Kapaciteti Sasia Çmimi Vlera pa TVSH MW MWh Euro/MWh EuroTotali i 660 476,350.0 64.12 30,543,966.0ofertave Totali i 400 288,000.0 68.71 19,788,480.0planifikuar Loti i 2 Kapaciteti Sasia Çmimi Vlera pa TVSH MW MWh Euro/MWh EuroTotali i 570 386,880.0 65.30 25,264,082.4ofertave Totali i 300 223,200.0 69.65 15,545,880.0planifikuar Loti i 3 Kapaciteti Sasia Çmimi Vlera pa TVSH MW MWh Euro/MWh EuroTotali i 535 361,200.0 71.45 25,807,740.0ofertave Totali i 300 216,000.0 74.62 16,117,920.0planifikuar Shteti të financojë KESH për projektet Qeveria mund të financojë disa nga projektet e KESH-it. Sugjerimi ka ardhur nga Enti Rregullator i Energjisë në raportin e tij vjetor. Sipas drejtuesve të ERE-s është shumë e rëndësishme që linjat e interkonjeksionit të ndërtohen në një afat kohor sa më të shkurtër. Konkretisht duhet të përfundojnë sa më shpejt linjat ajrore të interkonjeksionit 400 kV Tiranë-Podgoricë, Tiranë-Elbasan-Prishtinë dhe Zëmblak-Manastir. Po ashtu është shumë e rëndësishme që të përfundojnë sa më shpjet nënstacioni 400\220 kV i Tiranës dhe i qendrës kombëtare dispeçer. “Duke marrë parasysh përvojën shumë të keqe të zgjatjes pa fund të afateve të financimit dhe të realizimit të këtyre objekteve, sugjerojmë që ato të trajtohen me financime nga burime më të sigurta qoftë edhe nga buxheti i shtetit”, thuhet në raportin e ERE-s.