Itali, emigranti maqedonas fiton 1 milion euro në lotari

Bileta e lotarise "Gervisht dhe fito" ne Itali / Foto arkiv
Një emigrant maqedonas ka fituar një milion euro në një lotari në Itali.
Sipas mediave italiane, emigranti nga Maqedonia e kishte blerë fare rastësisht biletën e lotarisë me një çmim prej 10 eurosh.
Por fati i ka buzëqeshur duke i dhuruar çmimin e madh 1 milion euro sapo ai ka gërvishtur biletën.
Mediat thanë se milioneri i ri nga Maqedonia jeton në Piamonteto, por nuk e ka bërë të ditur identitetin e tij për shkaqe sigurie.
Ai është shprehur se e ka blerë krejt rastësisht biletën në një nga pikat ku kishte shkuar për të blerë një paketë cigaresh. / INA