E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, ankohen gratë, Prometeu vishet me mbathje

Prometeu në Maqedoni

Një statuje të Prometeut në Maqedoni autoritetet kanë vendosur ti veshin mbathje, pasi nuk i pëlqente grave, sepse ai ishte nudo.

Për këtë qëllim autoritetet vendore në kryeqytetin maqedonas, Shkup, kanë vendosur që ta veshin me mbathje Prometeun që mbante flakën që ua kishte vjedhur perëndive.

Gratë e kanë justifikuar këtë veprim me ankesat e disa organizatave të grave, të paidentifikuara, të cilat mendonin se statuja e Prometeut nudo në një vend publik nuk ishte etike.

Statuja ishte vendosur në fillim të majit, përballë me godinën e parlamentit. Pas lajmit disa nga organizatat më të njohura të grave në vend thanë se nuk kanë bërë ankesa. Ato u shprehën se Prometeu nudo nuk përbënte ndonjë problem./Alpe News/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›