E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Bamir Topi: Kosova meriton të jetë sa më parë anëtare e OKB-së

Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi duke folur në OKB, 24 shtator 2008
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara  të njohin pavarësinë e Kosovës, këtë realitet të ri politik, ekonomik dhe social,  që meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, siç u shpreh kreu i shtetit shqiptar.  Duke iu referuar qartazi politikave të Rusisë dhe Serbisë ndaj kësaj çështjeje, Presidenti Topi tha se çdo ndërmarrje kundër forcimit të shtetit të Kosovës, politike, ekonomike, ushtarake apo diplomatike, nuk është veçse përpjekje e pashpresë kundër proceseve integruese në NATO dhe në Bashkimin Evropian të rajonit të Ballkanit.  Presidenti Topi tha se ky do të ishte një investim regresiv kundër progresit dhe vlerave të Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›