E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gërdeci nuk mund të mbulohet nga 0.5 pikësha”

Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste ka reaguar të mërkurën, pas publikimit të raportit të “Transparency International Albania”, i cili e renditi Shqipërinë në vendin e 85-të, në luftën kundër korrupsionit. Kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, pohoi dje se ashtu siç e ka thënë dhe TIA, Shqipëria ende mbetet në vendet me korrupsion të lartë. “Unë mendoj se shqiptarëve më shumë se 0.5 pikëshi u vlen ajo që ndiejnë përditë, ajo që vështirëson jetën e tyre, korrupsioni galopant. Dhe unë mendoj se Gërdeci nuk ka 0.5 pikësh që mund ta mbulojë”, - pohoi ajo. Ndërsa nënsekretari për Programin në PS, Ilir Beqja, pohoi se në vitin 2005, Sali Berisha u votua për të vetmen kartë politike që kishte në dorë, atë të luftës pa kompromis kundër korrupsionit, ndërsa sot, pas tre vjetësh, jo vetëm që nuk e luftoi korrupsionin, por e instaloi në çdo qelizë të shtetit.
Ky lajm është publikuar: 25/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›