Ministria e Brendshme: Gratë e përdala do t i mbyllim në shtëpi publike
Autori i Lajmit: red.
Vitet 20
Në shkurt 1922, në Shkodër ishte vendosur që të ngrihej një shtëpi publike. Por banorët e të gjitha lagjeve të qytetit protestuan për ta patur atë “sa më larg vetes”. Më në fund u arrit në një zgjidhje: u
vendos që komuniteti të paguante vetë për ngritjen e saj, jashtë qytetit, pranë kazermave.
Në janar 1942, drejtori i Shkollës Ekonomike të Vlorës kërkonte që të mbyllej shtëpia publike në rrugën “Benito Musolini”, sepse “vajzat që mësonin në atë shkollë, duhej të kalonin çdo ditë përpara shtëpisë
publike, duke u gjendur në situata të pahijshme”.
Në dhjetor 1928, 29 burra nga fshati Kashovicë, Gjirokastër, i shkruajnë një letër ministrit të shtetit shqiptar në Athinë, me lutjen që të dëbohej nga fshati i tyre një grua e ve me origjinë izraelite, ish-gruaja
e një bashkëfshatarit të tyre, që prostituonte në shtëpinë e saj, duke rrezikuar, siç shkruhej shprehimisht, “nderin dhe namuzin e familjeve tona në Shqipëri”.
Interesante është edhe përgjigjja e letrës:
“Në përgjigje të shkresës tuaj, Ministria e Brendshme njofton se gruaja e ve nga Kashovica, sipas këshillave që i kanë dhënë autoritetet, do të heqë dorë nga imoraliteti. Në të kundërt do të dërgohet menjëherë në ndonjë shtëpi publike”.
Qarkorja
“Prostitutat e huaja që na vijnë si turiste, rrezikojnë shëndetin e popullit”
“Mbi të gjitha, mund të themi se prostituimi i grave mund të quhej, të paktën më shumë se sot, një zgjedhje e lirë. Thuajse nuk njihej dhuna e trafikimi i grave dhe vajzave për shfrytëzim prostitucioni, siç ka
ndodhur kaq barbarisht pas rënies së komunizmit.”, shprehet sociologu Lekë Sokoli, duke sjellë një shembull nga arkivat për këtë: Në një letërkëmbim të ministrit të Punëve të Brendshme të datës 11 shtator 1935, thuhet: “Kam nderin t ju parashtroj se në Shqipëri nuk ekziston tregtia e të bardhëve, qoftë për gra ose për djem. Sa për profesionin e prostitucionit të grave (kurvëria), kjo është në një sasi të kufizuar dhe, afërsisht, arrin në 50-60 gra publike, të vendosura nëpër qendrat e pefekturave më me rëndësi, si Tiranë, Shkodër, Korçë, Elbasan e Vlorë. Mbi këto gra administratat tona adaptojnë masat e vizitave të rregullta mjekësore, sipas regjistrimeve të bëra për këtë qëllim…”
Për më tepër, në tetor 1937, Shqipëria kishte aderuar edhe në konventën ndërkombëtare për zhdukjen e tregtisë së grave e të fëmijëve. Kahu i lëvizjes së prostitutave të asaj kohe ishte “nga jashtë-brenda” gjë që del edhe nga një urdhër i ministrit të Punëve të Brendshme, më 20 korrik 1936, ku thuhet:
“Kemi konstatuar se kohët e fundit një numër grash të huaja kanë ardhur në vendin tonë me pasaporta të rregullta, me viza të përfaqësive tona diplomatike, të cilësueme si turiste. Këto gra, më shumë greke e hungareze, në realitet nuk janë turiste, por prostituta dhe vinë në Shqipëri për të ushtruar profesionin e kurvërisë”.
Shteti shqiptar, duke e konsideruar këtë si të dëmshme nga ana shëndetësore dhe ekonomike, dhe që “bën përshtypje të keqe”, në një sërë korrespondencash prefekturë - Ministri e Brendshme -Ministri e Jashtme - përfaqësi diplomatike etj., kishte lëshuar udhëzime e qarkore për të kufizuar këtë fluks të hyrjes së prostitutave të huaja në Shqipëri.
Kur Tirana kishte 20 përdalore të licensuara
Për herë të parë, më 1910 u konstatua se ushtrohej në një hotel, ndërsa më 1919 u hap shtëpia e parë publike
Nga dokumentet zyrtare të asaj kohe kuptohet se prostitucioni është konsideruar i huaj për moralin tradicional shqiptar. Mjafton të kujtojmë terminologjinë që përdoret për të provuar këtë konstatim: Përdaltore, gra të përdala, gra publike apo gra të përgjithshme, imorale, kurva, kurvëri, profesioni i kurvërisë, qendra të kurvërisë etj.
Përmes dokumenteve të Arkivit të Shtetit hidhet dritë mbi zhvillimin e prostitucionit para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Prej tyre dokumentohet fakti se prostitucioni si profesion njihet të ketë lindur thuajse bashkë me shtetin shqiptar. Në një letër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë drejtuar Mëkëmbësisë Mbretërore të Përgjithshmë (9 janar 1942), thuhet se shtëpia publike e vendosur në Vlorë, në rrugën “Viktorio Emanuel”19, nr. 40, “rezulton e hapur ç prej vitit 1919”. Por ushtrimi i prostitucionit është vërtetuar në një hotel në Shkodër, qysh në vitin 1910. Pra, zyrtarisht, mund të themi se viti 1910 (shteti në Shqipëri nuk ishte ende shqiptar), është datëlindja e prostitucionit profesionist shqiptar, ndërsa viti 1919 është viti i së parës shtëpi publike të hapur në Shqipëri.
Më pas shtëpi publike u hapën në Tiranë, Korçë, Vlorë, Elbasan, Durrës, Berat, Gjirokastër dhe thuajse në të gjithë Shqipërinë. Ekzistonte një rrjet i tërë shtëpish publike në periudhën 1920- 45, dhe rregulla për mënyrën e funksionimit të tyre, organizatorët, të punësuarat (prostitutat), klientët e tyre etj.
Në Tiranë, për shembull, qysh në vitin 1922, ishin hapur disa shtëpi publike.Plot 20 Numri i tyre nuk dihet si ka ndryshuar, por në vitin 1942 ishin të regjistruara (të licencuara), dhjetë shtëpi publike. Korça figuron të jetë ndër qytetet e para me prostitucion të zhvilluar. Këshilli administrativ i prefekturës i kushtoi këtij fenomeni një analizë të posaçme, qysh në maj të vitit 1921. Madje u hartua edhe një rregullore lokale legalizimi. Kuestura Mbretërore e Korçës njoftonte në janar 1943, se në këtë qytet kishte pesë shtëpi publike, tri italiane (Liberativ, Castiello, Orsini) dhe dy shqiptare (Meriga e Mariano). Raportohet gjithashtu për numrin e prostitutave për çdonjërën prej tyre, si dhe për kombësinë e tyre. Në prefekturën e Gjirokastrës kishte gjashtë shtëpi publike, siç kishte edhe në Delvinë, Tepelenë, Përmet, madje dhe në Jergucat (viti 1942).
Kemi të parin konstatim për ushtrim prostitucioni në një hotel (Shkodër, 1910), të parën shtëpi publike të njohur, por ende të palegalizuar (Vlorë, 1919), të parën rregullore vendore për legalizimin e prostitucionit (Korçë, 1921). Ndër të parat bashki që analizuan prostitucionin ishin ato të Elbasanit e Durrësit, madje para se rregullorja e prostitucionit të diskutohej në Qeveri e Parlament. Ndërkohë, Jergucati (Gjirokastër), rezulton si i pari fshat shqiptar me shtëpi publike. Shkurt, prostitucioni njohu një zhvillim thuajse të njëkohshëm në mbarë Shqipërinë. Ai shumë shpejt mori përmasa kombëtare. Reagimi i shtetit është në vetvete një provë e këtyre përmasave.
Nga dokumentet zyrtare të asaj kohe kuptohet se prostitucioni është konsideruar i huaj për moralin tradicional shqiptar. Mjafton të kujtojmë terminologjinë që përdoret për të provuar këtë konstatim: Përdaltore, gra të përdala, gra publike apo gra të përgjithshme, imorale, kurva, kurvëri, profesioni i kurvërisë, qendra të kurvërisë etj. Ky mosaprovim moral dokumentohet edhe nga reagimi qytetar e zyrtar ndaj prostitucionit profesionist. Këto dokumentohen edhe në raportin e hartuar në vitin 1922 nga dr. Ruzhdi Bobrati, pas kontrollit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetësisë. (Arkivi i Shtetit, Fondi. 249, viti 1923, dosja VI-125, fq. 11).
Konkurrenca mes kuplarave të ligjshme dhe mantenutave
Prostitucioni i ligjshëm u konkurrua dukshëm nga prostitucioni “i lirë” (jashtë shtëpive publike). Një mënyrë për të shpëtuar nga taksat ishin edhe martesat fiktive, sikurse parapëlqimet për t u bërë mantenuta të të pasurve, një dukuri mjaft e përhapur (por që ende nuk ka tërhequr vëmendje), edhe në ditët tona.
Opinioni
Mungesa e shtëpive të ligjëruara sot, nuk e ka zgjidhur problemin
Shteti shqiptar nuk e nxiste prostitucionin. Përkundrazi, ai e quante atë të dëmshëm, madje të rrezikshëm për shëndetin, por edhe për moralin tradicional shqiptar. Por, ai ndiqte, trajtonte e synonte të zgjidhte në rrugë institucionale një problem konkret social, siç ishte prostitucioni i atëhershëm. Është tjetër çështje, nëse ky trajtim e zgjidhi apo nuk e zgjidhi plotësisht problemin. Madje, mund të themi se deri më sot (jo më në Shqipërinë e viteve 20-të), nuk njihet ndonjë makinë me emrin shtet që ta ketë zgjidhur plotësisht çështjen e prostitucionit si problem. Ai vazhdon të jetë i tillë, madje ka marrë çuditërisht përmasa, megjithëse shteti është bërë një instrument gjithnjë e më i sofistikuar”, thotë Sociologu Lekë Sokoli.
Opinioni i sociologut
Duke analizuar këtë fakt, sociologu Lekë Sokoli thotë: “Mund të themi se institucionet e shtetit shqiptar të periudhës referuese duket se ishin të angazhuara në trajtimin me objektivitet të prostitucionit”. Licencimi i shtëpive publike bëhej në kushte të përcaktuara me ligj. Statusi i prostitutave ishte i përcaktuar. Gratë publike (prostitutat), ishin të pajisura me kartelë shëndetësore. Gratë që konstatoheshin se prostituonin jashtë shtëpive publike detyroheshin të hiqnin dorë nga ky profesion ose, në të kundërt, mbylleshin në shtëpitë publike të ligjshme. Me gjithë përpjekjet e shtetit shqiptar për të mbajtur nën kontroll prostitucionin, përsëri ai lulëzoi edhe në forma të tjera.
Prostitucioni dhe regjimi komunist (1945-90)
Citatet dhe Engelsit dhe Leninit kundër aristrokratëve që mbrojnë prostitucionin
Vendosja e regjimit komunist në Shqipëri i dha fund epokës së prostitucionit profesionist të krijuar deri në atë kohë. Ndër vendimet e para të marra ishte mbyllja e shtëpive publike dhe hartimi i një legjislacioni
të rreptë kundër çdo forme të ushtrimit e shfrytëzimit të prostitucionit. Qëndrimi që u mbajt në Shqipëri ndaj prostitucionit në periudhën 1945- 90, përputhet me ideologjinë komuniste, e cila tentoi të shndërrohej dhunshëm në të vetmen ideologji. Sipas saj, komunizmi do të çonte në zhdukjen e të gjitha shkaqeve ekonomike nga të cilat burojnë padrejtësitë sociale, shtypja dhe shfrytëzimi, duke përfshirë shtypjen shekullore të grave nga burrat dhe shfrytëzmin seksual prej tyre. Pas zhdukjes së prodhimit kapitalist do të krijohej një shoqëri e re socialiste e komuniste, një moral i ri (morali komunist), sikurse njeriu i ri i kësaj shoqërie etj. Sipas Engelsit (1980: 251), me zhdukjen e marrëdhënieve kapitaliste do të ndryshojnë edhe marrëdhëniet seksuale të njerëzve dhe “...do të rritet një brez i ri: një brez burrash që nuk do të kenë kurrë rast në jetën e vet të blejnë një grua me para ose me mjete të tjera të pushtetit shoqëror, si dhe një brez grash që nuk do të kenë kurrë rast t i jepen një burri për arsye të tjera, përveçse nga dashuria e vërtetë...”
Sikurse Engelsi, edhe Lenini ka shkruar për prostitucionin. Në vitin 1913 ai shkruante për “Raboçnaja” Pravda, lidhur me një kongres ndërkombëtar kundër prostitucionit: “Në Londër është mbajtur kongresi i pestë ndërkombëtar kundër trafikut të skllevërve të bardhë. Dukesha e kontesha, priftërinj e peshkopë, zyrtarë policie e filantropë borgjezë të çdo ngjyre, reklamuan veten në këtë kongres. Banketet luksoze, ceremonitë e pritjet mondane s kishin të sosur, siç nuk kishin fund fjalimet pompoze për prostitucionin e dëmshëm e të turpshëm . Por cilat ishin mjetet e luftës që delegatët e kollarisur borgjezë sugjeruan
kundër prostitucionit? Sipas tyre, dy mënyrat kryesore, më të sigurta e më të shpejta, ishin: besimi fetar dhe dhuna policore… Nga ana tjetër, histori të shumta, solemne e instruktive u rrëfyen atje. Prej tyre mund të gjykojmë se çfarë hipokrizie mbretëroi në atë kongres aristokrato-borgjez. Sharlatanët e bamirësisë
dhe mbrojtësit qesharakë të rendit do të luftojnë kundër prostitucionit, megjithëse atë e mbajnë gjallë pikërisht aristokratët e borgjezët….”
Në zbatim të kësaj ideologjie, edhe regjimi i hekurt komunist shqiptar nuk lejoi përhapjen e prostitucionit në Shqipëri. Propaganda zyrtare vijoi ta quante prostitucionin si “një plagë të kapitalizmit dhe shprehje të kalbëzimit të tij”, madje edhe në periudhën pasenveriane. Kreu i politikës shqiptare të asaj kohe, R. Alia (1986: 153), pak kohë para fillimit të proceseve demokratike, deklaronte: “Një shtresë e re shoqërore është krijuar me të ashtuquajturit të hedhurit tej të shoqërisë , ku bën pjesë bota e krimit, e të droguarve, e të gjymtuarve, e prostitucionit etj. Është kjo një pjellë e sistemit kapitalist që, me peshën e saj në rritje ndikon në degjenerimin e mëtejshëm të shoqërisë… Kapitalizmi i sotëm provoi se nuk është në gjendje të shërojë asnjë nga plagët e tij”.
Pra, siç shihet, edhe lufta kundër prostitucionit - “plagë e kapitalizmit” - vlerësohej si pjesë e luftës së klasave, të zbatuar madje me shumë rreptësi gjatë regjimit komunist. Ndër analistët e sistemit komunist vërehen qëndrime të ndryshme lidhur me arritjet e tij në fushën e marrëdhënieve shoqërore. Për disa ai përfaqësonte një harmoni pozitive, sepse u krijuan edhe vlera; për të tjerë një harmoni negative (Kadare, 2000: 60), për shkak të dhunës e mungesës së lirive.
Për disa studiues komunizmi (edhe ai shqiptar) ishte një sistem i moralit shoqëror; për të tjerë, si fjala vjen Zbigniev Brzhezhinksi, ai përkundrazi është cilësuar si çmoralizuesi më i madh i shoqërisë, pikërisht për shkak të politizimit të marrëdhënieve shoqërore (sot vërehet komercializimi i tyre) etj.
Mungesa e prostitucionit deri në pragun e viteve 90-të duket se lidhet me gjithë kuadrin në të cilin punonin e jetonin shqiptarët. Në strukturat patriarkale dhe më pas në strukturat e reja shoqërore (jo aq partriarkale), të pas Luftës së Dytë Botërore, thuajse çdo individ zinte një pozicion të dhënë, kryente një punë të caktuar, sillej sipas normave të pranuara, i bindej pa kushte autoritetit. Raportet afektive dhe morale kishin përparësi kundrejt atyre të bazuara në interesat. Shqipëria është karakterizuar nga një realitet social i lexueshëm, përgjithësisht rural, pak a shumë homogjen, nga një “status quo”, në të cilën edhe sjellja seksuale e njerëzve ishte e vëzhguar dhe e kontrolluar. Për këtë realitet kanë shkruar edhe studiues apo reporterë të huaj. Nga Bostoni, në First impressions of Life in Albania, Peter Lukas, shkruante më 1986:
“Në Shqipëri nuk ekzistonte problemi i drogës, nuk kishte prostitucion e pornografi dhe kriminaliteti ishte i papërfillshëm. Nuk kishte të pastrehë që flinin në rrugë e parqe”.
Dymbëdhjetë vjet më vonë, ai ripohon: “Po, ishte e vërtetë. Tani unë do të shtoja se kishte ujë dhe energji të mjaftueshme, se nuk kishte prostituta, fëmijë që lypnin dhe flinin rrugëve, se nuk kishte homoseksualë. Mund të kisha shtuar gjithashtu që nuk kishte liri dhe nuk kishte lumturi” (Lukas, 1998).
“Pra, gjatë regjimit komunist, kapitulli (i deriathershëm) “prostitucion” ishte një kapitull i mbyllur, -shpjegon sociologu Lekë Sokoli. -Mund të thuhet se edhe atëherë kishte “kurva”. Por me këtë term cilësoheshin femrat qejflesha, bukëdhënëse, të paqëndrueshmet në marrëdhëniet me meshkujt, ato që edhe në martesë nuk respektonin ekskluzivitetin seksual (nuk donin apo nuk mundnin, kjo është tjetër çështje), ato që ndërronin partnerë seksualë, por gjithësesi jo prostitutat, ato që dalin në “treg” në një marrëdhënie shkëmbimi seks-para”. Më tej sociologu vëren: “Edhe në komunizëm kishte gjithashtu femra që jepeshin
për karrierë (në mos për para). Por kjo nuk përbënte një dukuri masive, nuk përfaqësonte një problem. Aq më shumë që termi “për karrierë”, në kushtet e shpërndarjes së barabartë të varfërisë (siç e ka
cilësuar Çurçilli), nënkuptonte një karrierë profesionale, partiake apo administrative, pra një tjetër punë e profesion.
Ky lajm është publikuar: 25/09/2008