Topalli, ligj të ri për median, kundërshton PS
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste reagon lidhur me një propozim të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, për një ligj për median. Deputeti i PS-së dhe njëkohësisht anëtar i Komisionit të Medias, Alfred Dalipi, sqaroi dje se iniciativa e Topallit është tërësisht personale dhe bie ndesh me planin e aksionit të aprovuar nga Komisioni i Medias dhe i Edukimit, një plan aksioni, i cili mban firmën e dy titullarëve edhe të përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Tiranë, zotit Lohan, dhe drejtueses së Kuvendit. “Pra është një iniciativë tërësisht personale që ka dalë dhe jashtë vullnetit të Kryetares së Kuvendit. Me sa duket, afatet e kaluara nga mazhoranca dhe nga Kuvendi përballë angazhimeve me BE-në, e kanë shtyrë zonjën Topalli në një veprim të papërgjegjshëm në raport me strukturat e këtij Kuvendi, me Komisionin e Medias, i cili në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, OSBE dhe Bashkimin Evropian, ka përcaktuar në bazë të planit të aksionit dhe një kalendar të zhvillimeve se si do të hartohet projektligji mbi mediat elektronike të transmetimeve radiotelevizive në Republikën e Shqipërisë”, - tha Dalipi. Ai theksoi se pavarësisht kësaj iniciative, Lohan i ka kthyer përgjigje negative kryeparlamentares. “Do të theksoja se kjo iniciativë personale ka marrë një përgjigje diplomatike, tërësisht refuzuese. Përfaqësuesi i BE-së, Lohan, konfirmon se BE është e angazhuar të respektojë planin e veprimit dhe kalendarin që është pjesë e këtij plani veprimi”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 25/09/2008