E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëmtohet nga dinamiti një shtyllë e tensionit të lartë

 Ngjarja ndodhi në fshatin Budullë, ku persona të pa njohur kanë vënë dinamit mbi shtyllën, çka ka shkaktuar ndërprerje të menjëhershme të energjisë në shumë zona të vendit.

Sipas KESH-it, shtylla 80-tonëshe është dëmtuar ndjeshëm, çka do të krijojë probleme me furnizimin me energji deri në momentin e riparimit.

“Është një shtyllë 80 tonëshe në tokë, është një dëm i madh. Duket si një rast i paramenduar. Forcat e punës janë në gadishmëri të plotë dhe po punohet për riparimin e saj. I takon policisë të merret me hetimin dhe të zbardhë ngjarjen”, theksoi drejtori i OST-së, Sokol Ramadani. 

Banorët kanë thënë se janë dëgjuar dy shpërthime, të cilat ishin tejet të fuqishme saqë është dëgjuar dhjetëra kilometra larg. Policia ende nuk ka një version për shkaqet dhe autorët. /S.Ll/Start/

                                                                                             2010-12-31 08:54
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›