Librazhd, krim brenda familjes, mbytet 32-vjeçarja

Viktima është shtetasja Zemrie Belba, 31-vjeç, nga Quksi i Librazhdit, e cila është mbytur nga bashkëshorti dhe e ëma e tij.
Megjithëse familjarët njoftuan se gruaja kishte vdekur nga rrethana natyrale, ekspertët mjekoligjor kanë konstatuar se vdekja e gruas kishte ardhur nga mbytja.
Shkak i ngjarjes dyshohet se janë motivet e xhelozisë së bashkëshortit, i cili prej vitesh jetonte në Greqi si emigrantë.
Pas ardhjes në shtëpi, burri ka pasur konflikte të vazhdueshme me gruan. Policia shoqëroi në polici burrin, Alfred Belbla, 37-vjeç dhe Tixhe Belbla, 67-vjeç, e ëma e burrit, të cilët e kanë mbytur gruan në shtratin e saj një ditë më parë. Ndaj shtetasve të mësipërm rëndon akuza e “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”. /S.Ll/Start
2010-12-31 10:38
[