E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Begaj reagon për protestat: Dhuna nuk mund të jetë mjet pakënaqësie

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje.

Në reagimin e tij, Begaj thekson se e drejta për protestë paqësore është një nga themelet e demokracisë dhe se shteti ka detyrimin ta garantojë atë. Nga ana tjetër, ai nënvizon se dhuna nuk mund të jetë mjet për të shprehur pakënaqësinë dhe se edhe përdorimi i forcës nga policia duhet të mbetet brenda kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit.

“Në këtë moment, vendit i duhet më shumë përgjegjësi. Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim”, shprehet Presidenti.

Begaj deklaron gjithashtu se mbetet i gatshëm të dëgjojë shqetësimet e qytetarëve dhe se zyra e tij do të jetë e hapur për të rinjtë dhe këdo që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›