Presidenti Bujar Nishani: Do të bashkëpunoj me opozitën

Bujar Nishani ka garantuar se do punojë me opozitën, pavarësisht se u zgjodh nga maxhoranca. Në deklartën e tij të parë si Presidenti i zgjedhur, ish-Ministri i ka shtrirë dorën bashkëpunimit kryetarit të opozitës Edi Rama.
“Do të doja edhe votën e opozitës në procesin e zgjedhjes, por ajo ka ushtruar të drejtën e sovranitetit të saj. PS është forca e dytë në parlament, kontakti me ta do të jetë në Kuvend, ditën e betimit dhe më pas kontaktet do të jenë krejt normale”- tha ai.
Që prej ditës së djeshme zoti.Nishani ka pasur orë ndryshe në jetën e tij, ku më së shumti është mbushur me urime përfshirë këtu edhe nga ata që nuk ia dhanë votën, deputetët e PS-së.
Në ditën e tij të parë presidenciale zoti. Nishani pas një ndalesë të shkurtër në zyrën e Kryeministrit Berisha, ka bërë një përshëndetje ceremoniale me stafin që ka drejtuar deri më sot në Ministrinë e Brendshme.
Dua të falenderoj për të gjithë përkushtim që keni treguar për të gjitha pozicionet, për nivelin e lartë të profesionalizmit në të gjitha drejtoritë dhe sektorët. Kam qënë i privilegjuar të punojë me ju. Ka qënë një kohë jo e pakët me një rikthim në këtë institucion dhe ne kemi të drejtë të kemi krenar për shumë çka që jemi përpjekur, për shumë çka kemi që kemi kotribuar. Arritën të sillnim risi në infrastrukturën zgjedhore, që nga regjistri I gjendjes civile, tek procesi i letënjoftimeve elektonike, pasaportat dixhitale të cilat ishin kontribues edhe tek masat e tjera që policia u angazhua në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut” u shpreh Nishani.
Bujar Nishani pak para se të thirret zyrtarisht seanca e raundit të 4, i ka paraqitur dorëheqjen Kyeministrit, që pritet të deklarohet nga Presidenti në detyrë Bamir Topi, kjo para 24 korrikut kur z. Nishani do zhvishet nga cdo pushtet tjetër apo imunitet politik, përvecse të qenurit Kryetar i Shtetit.