Klinton: Punoj vazhdimisht për njohjen e Kosovës

Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton ka ritheksuar angazhimin e saj për afirmim të mëtejmë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës për të cilën tha se po punon.
Klinton ka shfaqur bindjen dhe shpresën se do të rritet edhe më tej shifra prej, 89 vende që kanë njohur Kosovën deri tani.
Është një fushë e një shqetësimi të pambaruar për ne çështja midis Kosovës dhe Serbisë, tha Klinton për të përkujtuar pjesëmarrësit se shpërbërja e Jugosllavisë çoi në një spastrim të tmerrshëm etnik në Kosovë, ku shqiptarët u futën në trena dhe u dëbuan nga vendi.
Ishte një gjë e tmerrshme. Shtetet e Bashkuara bashke me vende të tjera ndërmorën veprim për ta ndalur këtë, theksoi Klinton, në këtë përvjetor të hyrjes triumfale të NATO-së në Kosovë sot e 13 vjet më parë, pas bombardimit 78 ditësh mbi forcat serbe.
Klinton deklaroi se duhet të njihen kufijtë (reciprok), ndërsa serbët që jetojnë brenda Kosovës duhet të mësojnë të jetojnë bashkë me shqiptarët.
Kjo është një nga çështjet më të vështira me të cilën ndeshemi, si ti bindim njerëzit e besimeve të ndryshme, racave, etnive, apo edhe fiseve që të bashkëjetojnë në paqe me njëri-tjetrin, deklaroi Klinton në kolegjin ku edhe vetë kishte diplomuar 43 vjet më parë. /RTK/