E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova sështë kusht për integrimin e Serbisë

Zëdhënësi i Komisionit Europian, Peter Stano

Zëdhënësi i Komisionit Europian, Peter Stano, ka deklaruar sot në Bruksel se, njohja e Kosovës kurrë nuk është përcaktuar ose formuluar si kusht për integrimin e Serbisë në Bashkimin Europian.

Gjithashtu, zëdhënësi i Shtefan Fyles, ka theksuar se, njëri nga prioritetet kryesore për Serbinë është arritja e përmirësimeve të vazhdueshme dhe të prekshme në raportet me Kosovën dhe vazhdimi i reformave të domosdoshme ekonomike dhe politike.

Stano ka përsëritur deklaratën e djeshme të Shtefan Fyles në Beograd, gjatë inaugurimit të presidentit Nikoliç, prioriteti kyç për Serbinë është shumë i rëndësishëm, e ky është arritja e përmirësimeve të vazhdueshme dhe të prekshme në marrëdhëniet me Kosovën. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›