E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Danillo Turk nesër viziton Kosovën

Presidenti i Sllovenisë, Danillo Turk, të hënën do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Turk do të takohet me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe me kryetarin e Parlamentit, Jakup Krasniqi.
Presidenti slloven do të vizitojë edhe selinë e KFOR-it, Pejën - ku është baza e kontingjentit slloven në kuadër të KFOR-it, dhe do të marrë pjesë në forumin ekonomik slloveno- kosovar.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Turk do të jetë i shoqëruar me një delegacion të lartë slloven. Në delegacionin slloven do të marrë pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes së Sllovenisë Ljubica Jelusic.
Krahas takimeve me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota dhe me drejtuesit e FSK-së, delegacioni slloven do të vizitojë edhe Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjeve në Ferizaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›