Familja Nini me pasaporta greke, shkuesi Pirro Dhima

Nga Leonard Karaj
Ka mjaftuar një "s" në fund të emrit dhe mbiemrit për të tingëlluar ndryshe. Ka mjaftuar fakti se ka lindur në jug të Shqipërisë, Himarë, të populluar edhe me pakica të minoritett grek. U kanë mjaftuar kaq pak grekëve për të bërë të tyren. Kështu ai nuk do ta veshë kurrë fenellën kuqezi. Kjo, jo sepse nuk është i denjë për të. Jo sepse nuk grumbullohet në kombëtare. Jo sepse nuk është shqiptar. Por se nuk zgjedh të mbetet shqiptar. Dhe për këtë të fundit ndihmohet sadopak edhe nga një shqiptar tjetër 24 karatsh, si Pirro Dhima. Deklaratat e këtij të fundit në shtypin grek, "Nini është elinaras, (grek i madh në shpirt)", kanë bërë jo pak përshtypje edhe për ata që ishin pak ose aspak të interesuar për himarjotin 16 vjecar. Gjithsesi të gjithë ata që u hakërrorën gjatë këtyre ditëve për Ninin dolën të fituar. Dokumentacionet për paisje me pasaportë greke të familjes Nini tashmë kanë përfunduar në prefekturën e Athinës dhe brenda javës së parë të shkurtit Sotir Nini do të quhet "Sotiris Ninis". Dhima-Nini Pirro Dhima ka qenë shkuesi i martesës mes Ninit dhe Federatës Greke të Futbollit. Ish-peshëngritësi shqiptar i larguar drejt Greqisë pas viteve 90-të ka përdorur gjithë arsenalin e tij për ta bërë Nini grek me hir apo pahir. Konferencat për shtyp pas debutimit të talentit himarjot me Panathinaikosin, intervistat në media të ndryshme të vendit helen kanë tërhequr vëmendjen edhe e më moskokëcarësve në këtë cështje. Sipas korrespondentëve shqiptarë në kryeqytetin grek, Pirro Dhima, mik prej shumë kohësh tek familja Nini ka ndihmuar edhe futjen e djaloshit në akademinë e të rinjve të Panathinaikosit vite më parë. Por ashtu sikundër bëri ai para 16 vjetësh duke zgjedhur ngjyrat greke, të njëjtën gjë konfiguroi edhe për pupilin e tij këtë herë në futboll. Gjatë këtyre ditëve telefoni i familjes Nini ka qenë "turn off" për telefonata me 00355 ose nga gazetarë shqiptarë në Greqi. Kjo për faktin se talenti shqiptar ishte thirrur edhe nga trajneri i U-21 të Shqipërisë, Artan Bushati. Pasaporta Duke parë talentin e jashtëzakonshëm të Ninit federata greke nisi negociatat me familjen futbollistit shqiptar për paisjen së më parë më pasaportë greke. Sipas burimeve të sigurta të kësaj federate familja Nini që prej ditës së enjte ka nisur procedurat e dorëzimit të kërkesës për shtetësi greke. Dorëzimi i dokumentave është kryer në minibashkinë e Athinës të Nea Jonias, vendbanim i prindërve të Ninit. Që prej këtu me një urgjencë të paparë dokumentacioni ka kaluar tashmë në prefekturën e Athinës. Sipas kësaj zyre dhe me ndërhyrjet e federatës se futbollit grek pritet që procedura e marrjes së pasaportës greke të Sotir Ninit të kryhet në një kohë rekord kur dihet që një aplikues i thjeshtë i duhet të presë me vite të tëra për të marrë aprovimin e shtetit. Ndërsa cështja Nini qëndron krejt ndryshe. Ai do të pajiset me pasaportë greke brenda muajit shkurt dhe në ndeshjet e marsit pritet që të nisë debutimin e tij me kampionet e Evropës. Sipas ndihmës/trajnerit të kombëtares greke Janis Topalidhis me golin e tij Nini tregoi se është një talent i madh që s'duhet humbur. Sotir Nini Datëlindja 03/04/1990 Vendlindja Himarë, Shqipëri Shtetësia Shqiptare Kombësia Shqiptare Gjatësia 1.73 cm Pesha 69 kg Pozicioni Mesfushor Skuadra Panathinaikos Kombëtarja Greke U-21 0 ndeshje/0 gol