E Shtunë, 31 Tetor 2026

Igli Tare, dygolësh në miqësore

Nga Bledi Gorica
Në miqësoren e zhvilluar sot në mesditë midis Lacios dhe ekipit te Vallecorsa, bjondi shqiptar ka shënuar një dopietë. Ai është aktivizuar vetëm në pjesën e dytë të takimit. Takimi përfundoi 10-0 per ekipin e Lacios. Pjesa e parë u mbyll 4-0 me gola të Mutarelli, Rocchi (dygolesh), Pandev. Në pjesën e dytë dopietë e Tares, tripletë e Inzaghit dhe në fund një gol i të sapoardhurit Jimenez. Duhet thënë se sulmuesi ka treguar një formë të mirë sportive. Gjithsesi pritet që edhe ndeshjen e radhës ai ta fillojë nga pankina.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›