E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodran Metaj: Pse refuzova ftesat për kombëtaren U-21

Nga Leonard Karaj
Futbollin e ka në gjak. I ati dikur luante për Prishtinën në Kosovë dhe nuk ka lënë pa i kaluar një gjen edhe të birit. Në Hollandë mbahet si një ndër talentet më të mirë të "portokallinjve", aq sa dhe të përditshmet sportive jo rrallë herë kanë shkruar për të. Ndërkohë javën e fundit revista Voetbolmagazine, i kishte kushtuar plot dy faqe futbollistit kosovar, Shkodran Metaj. Në intervistën e tij për këtë të fundit, Metaj ka prekur edhe cështejn e kombëtares duke hedhur poshtë idenë e një përjashtimi të kombëtares kuqezi. Në cfarë pozicioni pëlqen të luajë Shkodran Metaj? Kam luajtur deri tani qoftë si mbrojtës por edhe si mesfushor shkatërrues. Në fushë jam agresiv, dhe dua të fitoj gjithmonë panvarësisht se jam në një seancë stërvitore apo ndeshje. në fillim kur më pyesnin se përse isha aq shumë i ashpër në nëdrhyrjet e mia u justifikova me faktin se jam një ballkanas. Babai im ka luajtur në Kategorinë e Parë në Kosovë dhe nga aji kam marrë pikërisht këtë temperament luftarak. Si keni ardhur nga Kosova në Groningen? Prindërit e mi kanë lindur dhe janë rritur në Kosovë por për arsye të luftës gjatë fundit të viteve 90-të u detyruan të emigronin. U vendosëm në një fshat të vogël, Frombosh, Hollandë dhe pikërisht aty fillova të luaj futboll. Asokohe isha vetëm 5 vjec. Ndërsa në moshën 9-vjecare u bëra pjesë e formacionit të Fc Groningen. Në moshën 12-vjecare klubi i Groningenit më ofroi edhe një kontratë dhe që prej asaj kohe jam stërvitur këtu. Cfarë ndryshimi ka Frombosh me Kosovën? Jo shumë sepse edhe atje jetoja në një fshat të vogël. Gjuhën holandeze e mësova shumë shpejt dhe për të tjera jam munduar ti përshtatem jetës në Hollandë. Më kujtohet se bëra një herë një provim për gjuhën në internet dhe u vlerësova me vetëm 5.3. Sipas asaj note unë kisha mbetur por fakt është se njoh tashmë shumë mirë si gjuhën por edhe kulturën dhe zakonet e këtij vendi. A je i njohur në Kosovë? Kam dëgjuar nga kushërinjtë e mi që kam qenë një herë në gazetë. Gazetarët ndjekin talentet jashtë kufirit dhe unë zemrën dhe mendjen e kam tek Kosova por ajo është ende e pavarur. Kështu që në një farë mënyre mund të gjej prehje tek kombi ynë Shqipëria. Besoj se shumë shpejt do të kërkoj edhe nënshtetësinë shqiptare. Madje jam ftuar dy herë nga Federata Shqiptare e Futbollit në grumbullime por i kam kundërshtuar sepse më informoja se do të luaja si fillim vetëm me të rinjtë e Shqipërisë, ndërkohë që unë prisja të aktivizohesha me kombëtaren shqiptare. Gjithsesi tani dua të vazhdoj të luaj këtu në Hollandë më vonë në rast se do të më kërkohet të luaj për përfaqësuesesn kuqezi do të mendohesha mirë dhe do ta merrja seriozisht në konsideratë. Keni qenë futbollisti më i mirë i sezonit për të rinjtë e Kategorisë së Parë.... Po jam mundura të tregoj cilësitë e mia në fushën e lojës. Sezoni i kaluar ka qenë ndër më të mirët për mua, të paktën muajt e parë, pastaj erdhi dëmtimi dhe u detyrova të mos aktivizohesha rregullisht. Cfarë pëlqejnë më shumë në lojën tënde? Jam i fortë ne dyluftime dhe shumë rrallë e humbas topin. Më pëlqen të mos kem një pozicion strik në fushë por të kem mundësi të luaj gjithkund. Përdor topin me të dy këmbët dhe jam goxha teknik. Nuk jam super i shpejtë por ndodhem gjithmonë në pozicionin e duhur dhe momentin e duhur. Më mungon për momentin gjuajtja me kokë. Aty kam disa mangësi të cilat do të mundohem ti shikoj më mirë. Kur mendoni se do te jeni pjesë e skuadrës së parë? Shpresoj që trajneri të më marrë për të bërë hapin e parë në ekipin Fc Groningenit dhe dëshiroj të stërvitem vazhdimisht. Nuk e kam idenë se kur do të jetë momenti për të kaur tek ekipi i parë por gjithsesi shpresoj sa më shpejt. Skeda Emri Shkodran Mbiemri Metaj Datëlindja 05/02/1988 Vendlindja Kosovë Shtetësia Hollandeze Kombësia Shqiptare Gjatësia 1.80 cm Pesha 72 kg Pozicioni Mbrojtës Skuadra FC Groningen

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›