E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet konkursi për shtatoren e Ismail Qemalit, bocetet e paraqitura ishin qesharake

Share

Asnjë prej boceteve të 20 artistëve që morën pjesë në konkursin e çelur për realizimin e shtatores së Ismail Qemalit që do të vendoset në kryeqytet, në këtë 100-vjetor të pavarësimit të vendit, nuk ka qenë i denjë, raporton gazeta Idea. Madje drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, njëherazi pjesë e jurisë së konkursit, Rubens Shima, i ka cilësuar ato si qesharake.

Andaj edhe jurisë i është dashur të marrë një vendim për shtyrjen e këtij konkursi pasi punimet nuk kanë qenë aspak të denja. Pjesëmarrësit në këtë konkurs nuk kanë konsideruar asgjë nga jeta dhe veprimtaria e tij. Ata nuk kanë konsultuar materialin e bollshëm fotografik për këtë figurë, madje as nuk kanë vizituar shtëpinë e pavarësisë në Vlorë ku gjendet rekuiziti i tij dhe ata që kanë dashur ta paraqesin Ismail Qemalin të ulur në një karrige, nuk kanë marrë mundimin të kërkojnë për stilin e saj por e kanë ulur në poltronë të çfardo lloj stili, pa lidhje me kohën, shpjegon Shima.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›